Kushtet e Bashar Asad për vendosjen e armëpushimit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i4378-kushtet_e_bashar_asad_për_vendosjen_e_armëpushimit
Presidenti i Sirisë z. Bashar Asad duke shprehur gatishmërinë e kushtëzuar për vendosjen e armëpushimit në Siri, theksoi se armëpushimi mund të vendoset me kusht që të gjitha palët ta respektojnë atë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2016 17:23 Europe/Tirane
  • Kushtet e Bashar Asad për vendosjen e armëpushimit

Presidenti i Sirisë z. Bashar Asad duke shprehur gatishmërinë e kushtëzuar për vendosjen e armëpushimit në Siri, theksoi se armëpushimi mund të vendoset me kusht që të gjitha palët ta respektojnë atë.

Asad deklaroi se kushti tjetër për vendosjen e armëpushimit është ndalja e dërgimit të ndihmave ushtarake për terroristët dhe ndërprerja e përkrahjes së Turqisë dhe vendeve arabe e perëndimore për grupet terroriste. Që nga fillimi i krizës në Siri, mbi 80 vende kanë përkrahur direkt terroristët në Siri duke dërguar armatime, para, trupa e përkrahje logjistike. Këto përkrahje shkaktuan zgjerimin e territoreve të kontrolluara nga terroristët dhe shpërnguljen e një pjese të madhe të popullit sirian. Megjithëse sekretari i DASH, John Kerry, ka shprehur optimizmin që në kuadër të marrëveshjes së Mynihut të vendoset sa më shpejt armëpushimi në Siri, faktet dëshmojnë se ky proces po ngadalësohet. 17 vendet pjesëmarrëse në konferencën e Mynihut dhe 3 organizata ndërkombëtare ranë dakord për vendosjen e armëpushimit në Siri dhe për dërgimin e ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë. Bashkësia ndërkombëtare shpreson se me vendosjen e armëpushimit të përkohshëm në Siri do të hapet rruga për rifillimin e bisedimeve nën mbikëqyrjen e OKB. Përfaqësuesi i OKB Stefan De Mistura, duke theksuar se zhvillimi i bisedimeve Gjeneva-3 është i pamundur dhe se ai nuk mund të mbledhë palët siriane në bisedime, shpalli edhe fajtorët e bllokimit të bisedimeve të paqes për Sirinë. Takimi Gjeneva-3 dështoi si pasojë e sabotimeve të Arabisë Saudite dhe Turqisë dhe për këtë arsye është bërë shumë e vështirë vendosja e armëpushimit. Trekëndëshi, turko-arab-perëndimor duke ndjekur rrugën ushtarake dhe duke përkrahur grupet terroriste e takfiriste si ISIS dhe Fronti Al Nusra, po pengojnë seriozisht përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës 5 vjeçare në Siri. Njëkohësisht me konferencën e Mynihut, Turqia hapi kufijtë e saj për qindra terroristë të armatosur duke i infiltruar ata në veri të Sirisë me qëllim forcimin e frontit të terroristëve dhe sabotimin e përpjekjeve për vendosjen e armëpushimit. Aktualisht, opozitarët sirianë me përkrahjen e huaj po vazhdojnë luftimet dhe nuk po e ndalin luftën në Siri. Duket se ata kanë vendosur veton ndaj bisedimeve politike dhe mendojnë vetëm për rrugën e konfrontimit ushtarak. Perëndimorët, nga njëra anë flasin për armëpushim, por nga ana tjetër përkrahin grupet terroriste dhe në këtë mënyrë sabotojnë përpjekjet për vendosjen e armëpushimit. Si rrjedhim, funksionarët e Damaskut, mosrespektimin e armëpushimit nga terroristët e konsiderojnë si faktorin kryesor të mosvendosjes së armëpushimit në Siri.