Liverpooli mposht Tottenhamin
Liverpooli ka regjistruar fitoren e parë në Premierligë në vitin 2017, pasi e mposhti 2:0 Tottenhamin.
Pas tri barazimeve dhe dy humbjeve në pesë ndeshjet e para në Premierligë në vitin 2017, Liverpooli më në fund ka shijuar edhe fitoren. Skuadra e Jurgen Klopp mori tri pikë atëherë kur pritej më së paku, ndaj Tottenham, që cilësohej një kundërshtarë i rrezikshëm për Të Kuqtë. Por, Liverpooli bëri paraqitje fantastike dhe në fund fitoi 2:0 në ndeshjen që u zhvillua në “Anfield”. Pas kësaj fitore, Liverpoli ka rrëmbyer pozitën e katërt me 49 pikë të grumbulluara, një më shumë se Manchester City që të hënën luan me Bournemouth dhe dy më shumë se Manchester United që gjendet në pozitën e gjashtë.