Muller: E vështirë me Juventusin
Shkurt 22, 2016 17:42 Europe/Tirane
Mesfushori sulmues i Bayern Munich, Thomas Muller, ka thënë se duhet ta bëjnë më të mirën në ndeshjen me Juventusin.
Lojtarët e Pep Guardiolas u kthyen nga humbja kundër Darmstad, duke fituar 3-1 me dy golat e Muller dhe një të Robert Lewandowskit. “Pritet të jetë një ndeshje e vështirë. Juventusi janë të mençur dhe stadiumi është i mirë. Ata do të kërkojnë të ecin tutje”. “Ne duhet ta bëjmë më të mirën jashtë fushës, pasi kemi probleme. Duhet të bëjmë një performancë e mirë kundër Juventusit”, ka thënë Muller. Bayernit do t’i mungojnë të gjithë qendërmbrojtësit natyral, përveç të porsaardhurit Serdar Tasci.