Myslimanët rohingia, pakica më e shtypur në botë...1
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i45950-myslimanët_rohingia_pakica_më_e_shtypur_në_botë...1
Myslimanët rohingia njihen si pakica etnike dhe fetare më e shtypur në botë. Ndaj tyre cdo ditë kryhen krime të shëmtuara që nuk pasqyrohen në asnjë media të botës. Por ku jeton pakica më e shtypur e botës dhe si jetojnë pjesëtarët e kësaj etnie?
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 27, 2017 23:59 Europe/Tirane

Myslimanët rohingia njihen si pakica etnike dhe fetare më e shtypur në botë. Ndaj tyre cdo ditë kryhen krime të shëmtuara që nuk pasqyrohen në asnjë media të botës. Por ku jeton pakica më e shtypur e botës dhe si jetojnë pjesëtarët e kësaj etnie?

 

Në muajin Janar 2017, mediat botërore publikuan pamjet tronditëse të trupit të pajetë të një refugjati 16 muajsh rohingia që shtrihej në bregun e përbaltur të një lumi. Publikimi i këtyre imazheve tronditëse risolli në kujtesë tragjedinë e vitit të kaluar të refugjatit të mitur sirian Ailan Kurdi, trupi i pajetë i të cilit u gjend në bregdetin turk duke tronditur opinionin publik botëror dhe funksionarët e botës. Ky refugjat i vogël mysliman rohingia jetonte në shtetin Rohin të Mianmarit dhe quhej Muhamed. Ai dhe familja e tij po largoheshin nga shtetin Rohin për të shpëtuar nga dhuna që ushtrohet kundër myslimanëve në Minanmar, por fati i Muhamedit të vogël, i vëllait të tij 3 vjecar, i nënës dhe i dajës së tij, ishte të mbyteshin në lumin e rrëmbyeshëm në kufi me Bangladeshin. Babai i foshnjës 16 muajshe thotë: “ Kur i shoh këto pamje, ndjej se do të ishte më mirë të kisha vdekur. Tashmë, për mua s’ka më kuptim jeta në këtë botë”.

 

Myslimanët rohingia në Mianmar shtypen dhe keqtrajtohen më shumë se cdo pakicë tjetër etnike dhe fetare në botë. Qeveria e Minamarit i konsideron ata si emigrantë bengalë, në një kohë që sipas shumë ekspertëve ndërkombëtarë, këta persona janë autoktonë në shtetin Rohin të Mianmarit. Babai i Muhamedit thotë: ” Në fshatin tonë, helikopterët e ushtrisë hapën zjarr në drejtimin tonë dhe ushtarët e Mianmarit qëllonin me armë zjarri kundër civilëve të pambrojtur rohingia. Ne nuk mund të qëndronim në shtëpitë tona dhe u detyruan të shpërnguleshin e të fshiheshim në pyll. Gjyshi dhe gjyshja ime u dogjën për së gjalli. Ushtria e dogji gjithë fshatin tonë dhe nuk mbeti asgjë”. Babai i fëmijës së mbytur thotë se ata shkonin nga një fshat, në një fshat tjetër për ti shpëtuar dhunës dhe shton: “ Kam ecur 6 ditë pa pushim. 4 ditë nuk munda të ha oriz. Nuk munda të fle për 6 ditë dhe netë. Ushtria i ndiqte myslimanët rohingia dhe ne ishim të detyruar të shpërnguleshim vazhdimisht nga një vend, në tjetrin.”

 

Babai i Muhamedit, gjatë udhëtimit u nda nga familja e tij dhe arriti në lumin Naf që rrjedh në kufirin mes Mianmarit dhe Bangladeshit. Ai u hodh në ujë dhe me ndihmën e një peshkatari Bengal arriti të largohet nga Minamari. Pas mbërritjen në Bangladesh, ai u përpoq të transferonte edhe familjen e tij në këtë vend. Ai shprehet: ” Unë gjeta një person me varkë dhe iu luta që të ndihmonte gruan dhe fëmijët e mi të kalonin lumin. Para disa ditësh kisha folur me ata dhe dukeshin tepër të lodhur e të pashpresë. Ai ishte kontakti im i fundit me familjen time. Kur flisja me bashkëshorten, dëgjoja zërin e djalit të vogël, i cili më thërriste.”

Vetëm disa orë pas kësaj telefonate, filloi përpjekja për arratisjen e familjes së këtij burri, por kur policia e Mianmarit e kuptoi se një grup njerëzish po përpiqen të kalojnë lumin, hapi zjarr kundër tyre. Personi me varkë, për të shpëtuar nga plumbat e policëve, filloi t’i ngarkojë njerëzit me shumë nxitim. Varka u mbush tej mase dhe më pas u fundos. Babai i kësaj familjeje, telefonoi një ditë më vonë dhe e kuptoi tragjedinë që kishte ndodhur. Ai thotë: “Dikush më telefonoi dhe më tha se kufoma e fëmijës tim është gjetur. Ai kishte marrë me celular foto nga trupi i pajetë i djalit tim dhe m’i dërgoi. U trondita dhe nuk mundja të flisja asnjë fjalë.”

Historia e kësaj familjeje kujton vuajtjet e përditshme të të gjitha familjeve të myslimanëve rohingia të Mianmarit. Sipas Organizatës ndërkombëtare të emigracionit, me miliona myslimanë Rohingia të Mianmarit, për shkak të dhunës që ushtrohet ndaj tyre janë detyruar të emigrojnë në drejtim të Bangladeshit. Sipas këtij burimi, rreth 34 mijë myslimanë rohingia janë larguar cdo javë nga Mianmari për në Bangladesh. Babai i Muhamedit thotë: ”Vetëm lumi e di se sa trupa të rohingasve janë mbytur në ujërat e tij”. Myslimanët rohingia njihen si pakica etnike dhe fetare më e shtypur në botë. Ndaj tyre cdo ditë kryhen krime të shëmtuara që nuk pasqyrohen në asnjë media të botës. Por ku jeton pakica më e shtypur e botës dhe si jetojnë pjesëtarët e kësaj etnie?

 

Mianmari apo ish Burma, është një nga vendet më të varfëra të Azisë juglindore që fitoi pavarësinë nga Anglia në vitin 1948. Në lëvizjet për pavarësi nga Anglia, myslimanët e Mianmarit kanë qenë tepër aktivë dhe rezistenca e tyre kundër kolonizatorëve anglezë u bë shkak që Anglia të ndjekë politika përcarëse duke i nxitur budistët kundër myslimanëve. Në vitin 1942, budistët e armatosur nga Anglia kryen masakra të tmerrshme kundër myslimanëve dhe si rezultat, mbi 100 mijë myslimanë të Mianmarit u vranë në shtetin Arakan. Provinca Rohin në Mianmar vazhdon të jetë një prej provincave më problematike për shkak të sulmeve të ushtarakëve dhe budistëve kundër myslimanëve.

Bashkësia myslimane e Mianmarit u formua në shtetin Rohin në shekullin 7 dhe përgjatë historisë ka pasur qeveri islamike autonome. Sipas statistikave zyrtare, në Mianmar jetojnë afro 800 mijë myslimanë rohingia që përbëjnë 4 % të popullsisë së këtij vendi. Duke pasur parasysh politikat raciste dhe cnjerëzore të qeverisë së Mianmarit, këto të dhëna nuk mund të pranohen dhe burime të pavarura bëjnë të ditur se në Minamar jetojnë disa miliona myslimanë rohingia, ndërsa disa burime thonë së në këtë vend jetojnë 15 milionë myslimanë të etnisë rohingia. Gjatë dekadave të kaluara, vazhdimisht myslimanët rohingia kanë qenë viktima të akteve të dhunshme dhe të krimeve të qeverisë dhe të budistëve që kanë cuar në masakrimin masiv të myslimanëve dhe në shpërnguljen masive nga Mianmari. Myslimanët e dëbuar nga Mianmari në Bangladesh në vitin 1978 ishin 300 mijë veta, në vitin 1988 ishin 150 mijë veta dhe në vitin 1991 nga Mianmari u dëbuan mbi 500 mijë myslimanë rohingia. Sërish në vitin 1992 u dëbuan mbi 100 mijë myslimanë.

Deri në vitet 1970, myslimanët rohingia konsideroheshin si pakicë etnike e ligjshme në Mianmar. Në vitin 1982, pas ndryshimeve kushtetuese të kryera nga junta ushtarake, myslimanët rohingia nuk konsideroheshin qytetarë të Mianmarit. Pas kësaj, junta ushtarake filloi gjerësisht spastrimin etnik kundër bashkësisë myslimane dhe dëbimin sistematik dhe masiv të tyre drejt Bangladeshit. Cdo e drejtë njerëzore e rohingasve u shkel plotësisht dhe ata u bënë viktima të politikave të egra raciste dhe diskriminuese. Fushata e egër e qeverisë së Mianmarit kundër myslimanëve u intensifikua edhe më shumë pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001 në SHBA kur regjimi i Mianmarit me politikat cnjerëzore kundër myslimanëve u përpoq të fitonte admirimin e vendeve perëndimore.

 

Në valën e re të krimeve kundër myslimanëve të Mianmarit, budistët kanë masakruar me gjakftohtësinë më të madhe mijëra njerëz të pambrojtur e të pafajshëm. Më 3 Qershor 2012, qindra budistë sulmuan një autobus të myslimanëve që po ktheheshin nga një xhami në Arakan në drejtim të qytetin Rangon. Në këtë sulm, ata që pretendojnë për harmoni, paqe e tolerancë, vranë në mënyrën më tragjike 8 myslimanë. Një dëshmitar okular rrëfen: “ Pas vrasjes së myslimanëve, priftërinjtë budistë i rreshtuan kufomat e tyre në një rrugë dhe e festuan fitoren duke pështyrë dhe duke hedhur verë mbi trupat e myslimanëve të vrarë.” Numri i myslimanëve të vrarë në Gusht 2012, pra rreth dy muaj pas fillimit të gjenocidit, ishte mbi 20 mijë veta.

 

Myslimanët e Mianmarit përballen me sulme agresive nga budistët që prej vitit 2012. Shumë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë kërkuar nga qeveria e Mianmarit që të lejojë OKB të analizojë gjendjen e myslimanëve Rohingia në provincën Rohin dhe dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Këto organe nga qeveria e Mianmarit kërkuan të lejojnë inspektorët e OKB që të hetojnë mbi vrasjen, përdhunimet, agresionet dhe dhunën që është ushtruar ndaj myslimanëve në provincën Rohin nga ana e ushtarakëve dhe e ekstremistëve budistë. Myslimanët Rohingia në Mianmar dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se numri i viktimave gjatë operacioneve ushtarake të ushtrisë së këtij vendi në veriperëndim të Mianmarit është shumë më i madh, sesa numri i deklaruar nga autoritetet qeveritare dhe një numër i madh i viktimave janë qytetarë civilë. Megjithatë, Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila si mision kryesor të saj ka vendosjen e paqes në mbarë botën, jo rrallë herë ka rrëshqitur nga parimet e saj. Rasti i fundit ku ky institucion tregohet i heshtur dhe jo efikas, është ai i vrasjes së myslimanëve Rohingia në Mianmar dhe për fat të keq një gjë e tillë bëhet para kamerave ku e gjithë bota është dëshmitare e kësaj ngjarje tepër të hidhur.