Pikëpamjet e Liderit suprem të revolucionit islamik në lidhje me zgjedhjet
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, sot në mëngjes në takim me qytetarët e Naxhafabadit, foli në lidhje me zgjedhjet e 26 shkurtit në Iran dhe deklaroi se rëndësia kryesore e zgjedhjeve në Iran nuk është vetëm për shkak të votimit, por është edhe për shkak se zgjedhjet janë edhe manifestim i forcës së popullit të Iranit përball armiqve pas shumë presioneve dhe sanksioneve të padrejta, si dhe propagandave dashakeqe.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit kërkoi pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranianë në zgjedhjet e Parlamentit Islamik dhe të Këshillit të Ekspertëve të Lidershipit me qëllim që të asgjësohen komplotet e armiqve. Ajetollah Khamenei me këtë rast ftoi të gjithë qytetarët dhe politikanë iranianë për vigjilencë kundrejt komploteve të armiqve të cilat bëhen për të krijuar përçarje dhe grupime të pavërteta në shoqërinë iraniane. Pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve në zgjedhje forcon edhe më tepër dinjitetin dhe kredibilitetin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Zgjedhjet gjithashtu do të tregojnë edhe besnikërinë, guximin dhe trimërinë e popullit iranian në arenën e përballjes me komplotet e armiqve. Ajetollah Khamenei foli mbi taktikat e ndryshme të ndjekura nga armiqtë gjatë 37 viteve të fundit e sidomos në periudhën e zgjedhjeve në Iran. Ai tha se mohimi dhe cilësimi false i zgjedhjeve në Iran, përpjekjet për zbehjen e pjesëmarrjes së popullit në zgjedhje dhe krijimi i bindjes se rezultati i zgjedhjeve është i paracaktuar, kanë qenë disa nga taktika propaganduese të fuqive sunduese me në krye SHBA për të penguar pjesëmarrjen e popullit iranian në zgjedhje. Demokracia fetare në Iran është shembull i pushtetit në bazë të principeve dhe vlerave islame. Ky shembull i pushtetit gjatë 37 viteve të kaluara ka pasur gjithmonë mbështetjen e popullit iranian. Pjesëmarrja masive e popullit në zgjedhje për të ndikuar në orientimin e vijave të përgjithshme të politikave të vendit, është dëshmi e kësaj përkrahjeje. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2013 i detyruan armiqtë e revolucionit të pohojnë pjesëmarrjen masive dhe entuziaste të popullit në procesin zgjedhor. Për shkak të armiqësisë së disa shteteve perëndimore me në krye SHBA kundër Iranit, në lidhje me zgjedhjet e 26 Shkurtit, ata po përpiqen të krijojnë ndarje e përçarje tek populli iranian dhe të krijojnë bindjen se sistemi politik i RII është ndarë në dy grupe. Shfrytëzimi i elementëve depërtues është një prej alternativave të amerikanëve kundër Iranit, prandaj Ajetollah Khamenei i porositi politikanët iranianë që të mos përsërisin fjalorin e armiqve duke përfshirë fjalët ekstremistë dhe moderatorë. Sipas tij, në fjalorin politik të SHBA dhe të perëndimit, ekstremistët janë ata që nuk i binden diktatit të SHBA, ndërsa të moderuarit janë ata që u binden urdhërave dhe kërkesave të Uashingtonit. Ajetollah Khamenei tha se në Iran askush nuk i bindet kërkesave dhe diktateve të perëndimit apo të Uashingtonit, prandaj kohët e fundit edhe mediat perëndimore kanë pohuar se të gjitha grupet politike në Iran janë ekstremiste. Lideri suprem tha se as populli i Iranit dhe as partitë politike nuk janë ndarë në dy grupe dhe ky është një mashtrim i armiqve, sepse në përgjithësi populli iranian është përkrahës i Revolucionit dhe për këtë arsye po vazhdon rrugën e tij revolucionare. Në përgjithësi, në shumë vende të botës ekzistojnë shumë parti politike dhe është e mundshme që të krijohet një bipolarizim në skenën politike të vendeve, por asnjë shtet nuk lejon që grupet dhe partitë politike të veprojnë jashtë kornizave të kushtetutës të atij shteti. Nga ky princip nuk përjashtohet as RII. Kandidatët për zgjedhjet e 26 Shkurtit, edhe nëse emërtohen si të moderuar, reformatorë, liberalë apo konservatorë, ata të gjithë kanë pikëpamje të përbashkët sa u përket armiqve të revolucionit islamik dhe besojnë në kushtetutën dhe në vlerat islame që sundojnë në vend.