Speciale për zgjedhjet (6)
Mediat informative dhe qarqet politike të perëndimit këtyre ditëve dhe në prag të zgjedhjeve në Iran, përsëri u janë kthyer metodave të vjetra dhe duke shfrytëzuar sferën kibernetike dhe kanalet televizive satelitore, një sasi të madhe të raporteve dhe analizave të tyre u kushtojnë çështjes së zgjedhjeve për Parlamentin Islamik dhe Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit në Iran.
Zgjedhjet në Iran nga vështrimi i mediave të perëndimit.
Mirëpo kjo propagandë çfarë qëllimesh ndjek dhe këto qarqe çfarë rezultati synojnë të arrijnë nga kjo përpjekje e pandalshme e tyre? Për t'iu përgjigjur kësaj pyetje nevojitet t'i hedhim një vështrim përmbajtjes së kësaj atmosfere propaganduese në mënyrë që të kuptohen qëllimet e tyre.
Me afrimin e kohës së organizimit të zgjedhjeve të pesta për Këshillin e Ekspertëve të Udhëheqjes dhe të zgjedhjeve të dhjeta të Parlamentit Islamik të Iranit që priten të zhvillohen më 26 shkurt 2016, kanalet informative, sidomos nëpërmjet mediave kibernetike, kanë shtuar përpjekjet e tyre për të ushtruar presion mbi atmosferën politike dhe opinionin publik në Iran. Këto rrjete informative, duke përdorur në nivel të gjerë shprehjet si "refuzimi i numrit të madh të kandidatëve", po bëjnë përpjekje të cilësojnë të njëanshëm funksionin e Këshillit të Rojave të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit. Përmbajtja e këtyre deklaratave të cilat bëhen nga gjuha e të ashtuquajturve ekspertë dhe nga figurat politike, është kjo që të tregohet se kandidatura e mbi gjysmës së kandidatëve është refuzuar. Në krijimin e kësaj atmosfere, gjithashtu këto media bazohen edhe në statistika si për shembull nga partia "Demokracia" në Teheran 60 persona kanë bërë regjistrimin për kandidatë dhe është refuzuar kandidatura e 50 prej tyre. Nga Partia për Rikonstruktim gjithashtu janë regjistruar 100 persona, mirëpo është refuzuar kandidatura e të gjithëve. Faqja informative në internet e kanalit televiziv Al-Arabija në një artikull të saj pretendoi se ekziston mundësia që rezultati i zgjedhjeve të ardhshme në Iran të jetë caktuar më parë. Kjo media në vazhdim të këtij artikulli konkludon se mungesa e figurave të krahut reformator dhe moderator mund të jetë problematik për presidentin aktual të Iranit z. Hasan Ruhani. Nga pikëpamja e kanalit Al-Arabija, Hasan Ruhani ende ka nevojë për mbështetjen publikut për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe për mënjanimin e tensioneve me perëndimin. Mirëpo nëse ai nuk do të ketë mbështetjen e Parlamentit, pjesa tjetër e mandatit të tij presidencial do të jetë shumë e vështirë. Al-Arabija shton se që nga fitorja e Revolucionit Islamik e deri më tani janë bërë shumë ndryshime në Iran, mirëpo tensionet mes krahëve politikë në këtë vend duken të pafund. Kanali televiziv France 24 gjithashtu në një emision me temë Irani dhe zgjedhjet, ka trajtuar vullnetin dhe interesimin e popullit iranian për pjesëmarrje në zgjedhje dhe në kuadër të një diskutimi mes ekspertëve dhe analistëve, arrin në këtë konlkludim se atmosfera e përgjithshme në vend për të marrë pjesë në këto zgjedhje është pasive. Nga vështrimi i këtij kanali televiziv, në shoqërinë iraniane nuk ekziston ndonjë entuziazëm dhe pasion i veçantë për ndonjë kandidat të caktuar në këto zgjedhje.
Instituti "Strat-four" gjithashtu në një material ka shkruar: me afrimin e kohës së organizimit të zgjedhjeve në Iran, janë shtuar edhe tensionet në deklarata. Ky institut amerikan beson se Irani posedon një ndjenjë politike dinamike me koalicione të ndryshme duke filluar nga ata reformatorë, moderatorë e deri tek ata konservatorë dhe konservatorët ekstremë që secili prej tyre kanë dallime në lidhje me çdo çështje duke filluar nga politika e jashtme dhe çështjet ekonomike e deri tek sjelljet shoqërore. Nga vështrimi i këtij instituti hulumtues amerikan, polemikat në Iran kanë arritur në kulmin e tyre më të lartë dhe janë ashpërsuar deklaratat. Ky institut për hulumtime politike gjithashtu vë në dukje këtë çështjeje se reformatorët në vitin 2012 në nivel të gjerë kanë bojkotuar zgjedhjet, mirëpo aktualisht ata po bëjnë përpjekje që përsëri të marrin pushtetin. Këto media dhe rrjete sociale gjithashtu kanë marrë pozicione të veçanta edhe në lidhje me refuzimin e kandidaturës së Hasan Khomeini, nipi i Imam Khomeinit (ra), për zgjedhjet për Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit. Revista "Hil" e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në një analizë të saj ka trajtuar këtë çështjeje nga një këndvështrim tjetër dhe në lidhje me zgjedhjet në Iran ka shkruar, tre ligjvënës luftënxitës në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës kanë deklaruar se dëshirojnë të udhëtojnë drejt Iranit për të vëzhguar procesin e zhvillimit të zgjedhjeve, si dhe për të inspektuar objektet bërthamore të Iranit. Natyrisht aparati diplomatik i Republikës Islamike të Iranit u ka dhënë përgjigjen e duhur kërkesave dhe deklaratave të tilla. Realiteti është ky që sot mediat nuk kanë nevojë të madhe për dërgimin e valëve dhe frekuencave të gjera të tyre sepse ky qëllim realizohet me sasi dhe shpejtësi shumë më të madhe nëpërmjet rrjeteve sociale që në këto raste ato janë plotësisht mjete të politikës së sistemit hegjemonist në shërbim të fuqive arrogante botërore. Këto rrjete sociale në të shumtën e rasteve depërtojnë brenda në shoqëri dhe shtrojnë tema të cilat tërheqin vëmendjen e opinionit publik. Këto mjete duke u përqendruar në tema si induktimi i mungesës së transparencës në procesin e shqyrtimit dhe konfirmimit të kandidatëve, veprimi i Këshillit të Rojave të Kushtetutës në mënyrë seleksionuese në konfirmimin e kandidatëve, si dhe ndarja e grupimeve politike të shoqërisë në reformatorë dhe konservatorë, po bëjnë përpjekje të paraqesin të tensionuar atmosferën zgjedhore. Në këtë metodë propaganduese dhe iduktive, në mënyrë sipërfaqësore duket se qëllimi është vetëm shqyrtimi i zgjedhjeve, mirëpo në veprim në mënyrë të dinake dhe destruktive, bëhet përpjekje për të krijuar dyshime dhe dilema në parimin e zgjedhjeve. Këto media me këtë metodë së pari provokojnë opinionin publik të shoqërisë dhe pastaj me anë të rrjedhave informative, mundohen të krijojnë një pakënaqësi politike dhe shoqërore dhe synimi final i tyre është të krijohen rrethanat e përshtatshme për formimin e kampingjeve për bojkotimin e zgjedhjeve. Deri më tani janë projektuar metoda të ndryshme të këtij lloji në dhomat ideore dhe në qendrat vendimmarrëse të perëndimit për të ushtruar ndikim mbi atmosferën e zgjedhjeve në Iran. Një prej këtyre metodave është modeli i revolucioneve me ngjyra në formën e rrëzimit të butë siç ishte shembulli i trazirave dhe komplotit rreth zgjedhjeve të dhjeta presidenciale në Iran në vitin 2009.
Kjo është e sigurt që përpjekja për të ftohur qytetarët iranianë nga pjesëmarrja në zgjedhjeje, ka lidhje të drejtpërdrejt me irritimin dhe zemërimin e armiqve nga pjesëmarrje e shumicës së qytetarëve iranianë në procesin e votimit. Qëllimi i këtyre veprimeve nuk është shqetësimi se në çfarë mënyrë organizohen zgjedhjet në Iran, por qëllimi është dobësimi i moralit dhe vullnetit të qytetarëve iranianë për pjesëmarrje në zgjedhje. Në realitet me këtë metodë, armiqtë paraqesin irritimin e tyre në formë të propagandës dhe induksioneve të natyrës së luftës psikologjike me qëllim që të ushtrojnë ndikim mbi opinionin publik të shoqërisë. Mediat perëndimore në formë të propagandës negative rreth zgjedhjeve, po bëjnë përpjekje që duke depërtuar në opinionin publik, së pari të inkurajojnë qytetarët për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe kur të ndjejnë se nuk kanë arritur rezultat me këtë metodë, atëherë hyjnë në një atmosferë tjetër të propagandës kundër zgjedhjeve në Iran. Në këtë fazë të re propaganda e mediave perëndimore përqendrohet në mungesën e transparencës në punën e Këshillit të Rojave, në mënyrë që ndoshta qytetarët do të humbin besimin në institucionet e sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Këto propaganda informative konsiderohen pjesë e politikës për rrëzimin e butë të sistemeve shtetërore që janë ndjekur gjithnjë në kohën e zgjedhjeve në vitet e fundit kundër Iranit. Një gjë e tillë ndodhi edhe në zgjedhjet e dhjeta presidenciale në vitin 2009 në Iran kur disa vende evropiane dhe Amerika përdorën të gjithë kapacitetin e tyre propagandistike dhe diplomatik të tyre për ta inkurajuar popullin iranian për të treguar një reagim shoqëror gjithëpërfshirës kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit, si dhe nxitën opinionin publik botëror për të mbështetur këtë proces kundër Republikës Islamike të Iranit. Edhe rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook krijuan mundësi më të mëdha për përdoruesit iranianë. Sidoqoftë, krijimi i ndarjes mes popullit dhe sistemit shtetëror është qëllimi kryesor i propagandës perëndimore gjatë kohës së zgjedhjeve në Iran.