Dybala: Mund ta eliminojmë Bayernin
Paulo Dybala ka thënë se ekipi i tij është në gjendje ta eliminojë Bayern Munichun.
Juventusi u kthye në mënyrë maestrale ndaj Bayernit në sfidën e zhvilluar në Juventus Arena për të shkuar me barazim 2-2 në Allianz Arena. Sipas Dybalas, Juve është në gjendje që t'i bëjë dëm Bayernit. “Sapo shkuam në zhveshtore pas pjesës së parë kemi thënë që të jemi të qetë dhe të vazhdojmë me lojën. Bayerni është ekip që ju godet, por ne patëm rastet tona”. “Pas golit të tyre të dytë, ne detyruam Bayernin të bëjë gabime”. “Ishte e magjishme të shënoj golin e parë në Ligën e Kampionëve. Ne kemi besim për ndeshjen kthyese”.“Nëse luajmë me mentalitetin e duhur dhe në nivelin e duhur, e nëse bëjmë presion, atëherë ne mund që të bëjmë mirë në Allianz Arena”, potencoi Dybala.