BE miraton rezolutën për ndalimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite
Parlamenti Evropian me 359 vota pro, 212 kundër dhe 31 abstenime miratoi një rezolutë ku kërkon ndalimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite për shkak të krimeve të këtij vendi në agresionin kundër Jemenit.
Kjo rezolutë kërkon që të gjitha vendet e BE të vendosin embargo armësh ndaj regjimit Al Saud derisa të hetohet për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare humanitare në Jemen. Në mënyrë të qartë PE i kërkoi Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Spanjës që kanë eksportuar sasi të mëdha armësh në Arabinë Saudite, të ndërpresin dërgimin e armatimeve në këtë vend. Alen Smith, zëdhënësi i ''të Gjelbërve'' në PE deklaroi se kjo rezolutë e PE është e paprecedentë dhe dëshmon për pesimizmin e BE në lidhje me mënyrën e menaxhimit të luftës në Jemen nga regjimi saudit. Ai shtoi se Anglia dhe Franca janë shitësit kryesorë të armëve për regjimin saudit, i cili me këto armë po masakron popullin jemenas. Ambasadori saudit në Bruksel ka bërë apel në deputetët e Bashkimit Evropian që të votojnë kundër rezolutës, duke theksuar se Irani është fajtor për intervenimin në Jemen, si dhe shumica e aksioneve saudite është e ndërlidhur me ofrimin e ndihmave humanitare këtij vendi. Kjo rezolutë është shenjë se Parlamenti Evropian me vëmendje përcjell veprimet e regjimit saudit, dhe se së shpejti në shënjestër të kritikave të tyre mund të jenë edhe grupimet vehabite nëpër Evropë, para se gjithash në Ballkan, e të cilët me të madhe e kanë financuar fondacione nga mbretëria saudite, gjersa ata e mbështesin keqëbërjet e këtij regjimi në luftërat në Lindjen e Afërt. Arabia Saudite është blerësja më e madhe e armatimeve në Lindjen e Mesme. Tregtia e armëve ka njohur rritje çdo vit, por këtë vit, Arabia Saudit ka blerë armatime në shuma të konsiderueshme. Ky vendi i Lindjes së Mesme është blerësi më i madh në vlerë monetare tek vendet e zhvilluara, pasi në vitin 2015 ka shpenzuar me miliarda miliardë dollarë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta ruse Comersant sipas të cilës Arabia saudite ka blerë pajisje moderne dhe pajisje për avionëve. Vlera e këtyre armatime që Arabia saudite ka blerë nga Rusia kap shumën e 10 miliard dollarëve. Kontrata për blerjen e këtyre armatimeve do është firmosur në vizitën e papritur të funksionarëve saudit në Moskë. Më herët Arabia Saudite kishte nënshkruar disa kontrata për blerjen e armëve nga Amerika dhe disa vende evropiane. Sipas qendrës studimore ndërkombëtare të paqes në Stokholom që kontrollon shitjen dhe blerjen e armëve, çarmatimin dhe sigurinë ndërkombëtare, Arabia Saudite për nga blerja e armatime në rajon zë vendin e parë.