Kualifikimi i Realit, të gjithë kundër Kassai
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i49252-kualifikimi_i_realit_të_gjithë_kundër_kassai
Bayerni i Mynihut tentoi të bëjë mrekullinë sot, duke iu afruar kualifikimit, por nuk ia doli dot të përballojë shtesën prej 30 minutash dhe i dha lamtumirën Championsit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2017 19:59 Europe/Tirane
  • Kualifikimi i Realit, të gjithë kundër Kassai

Bayerni i Mynihut tentoi të bëjë mrekullinë sot, duke iu afruar kualifikimit, por nuk ia doli dot të përballojë shtesën prej 30 minutash dhe i dha lamtumirën Championsit.

Megjithatë, kualifikimi i Realit ka hapur polemika edhe në drejtim të arbitrimit të ndeshjes. Hungarezi Viktor Kassai ka vërshëllyer disa herë në favor të madrilenëve, ku veçohet kartoni i kuq i pamerituar i Vidal dhe goli i barazimit 2-2 në shtesë, nga Ronaldo, i cili ishte në pozicion jashtë loje. Kjo ka rënë në sy edhe të ish futbollistëve me emër, të cilët nuk kanë ngurruar të akuzojnë arbitrin publikisht apo në rrjetet sociale. I pari që ka shpërthyer ndaj gjyqtarit hungarez, ka qenë ish bavarezi MIchael Ballack, i cili është shprehur:"Dy skandale. Duhet të riluhet ndeshja". "Kryesori dhe vijërojtësit, për turp", ishte komenti i Christian Vieri-t, nga Doha, ndërsa holandezi Rud Gullit ka shkruar:"Komplimente Realit, por gjyqtarët kanë qenë një makth".