Mirëpritet prania e gjerë e popullit iranian në zgjedhje
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i4936-mirëpritet_prania_e_gjerë_e_popullit_iranian_në_zgjedhje
Raundi i dhjetë i zgjedhjeve parlamentare dhe i pestë i zgjedhjeve për Këshillin e ekspertëve ka filluar sot në mëngjes njëkohësisht në të gjithë Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2016 15:42 Europe/Tirane
  • Mirëpritet prania e gjerë e popullit iranian në zgjedhje

Raundi i dhjetë i zgjedhjeve parlamentare dhe i pestë i zgjedhjeve për Këshillin e ekspertëve ka filluar sot në mëngjes njëkohësisht në të gjithë Republikën Islamike të Iranit.

Lideri suprem i Revolucionit islamik ka votuar në minutat e para të fillimit të zgjedhjeve parlamentare dhe për Kuvendin e ekspertëve. Shtabi zgjedhor i Ministrisë së punëve të brendshme të RII ka njoftuar për zgjatjen e kohës së votimit deri në orën 21:00 në të gjithë Iranin. Abdulreza Rahmani Fazli, ministri i punëve të brendshme të RII po ashtu është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve i cili ka deklaruar: Për këto zgjedhje ishin përgatitur 52 mijë vendvotime dhe 120 mijë kuti votimi. Ajetollah Khamenei sot në mëngjes (e premte) ka votuar në husienijen Imam Khomeini (ra) në Teheran dhe pas votimit në raundin e dhjetë të zgjedhjeve parlamentare dhe të pestin në zgjedhjet për Kuvendin e ekspertëve, ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhje është e drejtë dhe obligim për çdo iranian dhe ka shtuar: Zgjedhjet duhet të organizohen në atë mënyrë që t'a zhgënjejnë armikun dhe t'a largojnë syrin e tij nga Irani. Lideri suprem i Revolucionit islamik duke theksuar se prania në zgjedhje është shumë e rëndësishme, ka shtuar: Çdokush që e donë Iranin, dinjitetin islamik dhe madhështinë kombëtare, duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Ai shtoi: Në mësimet dhe udhëzimet islame janë rekomanduar progresi dhe veprimi i shpejtë, pra njerëzit duhet shpejtë t'a kryejnë obligimin e tyre në kutitë e votimit, por kjo nuk e ka kuptimin e shkaktimit të dëmeve nga kjo nxitje. Ajetollah Khamenei ka shprehur shpresën se në këto zgjedhje si edhe në zgjedhjet e kaluara do të ketë prani madhështore të popullit në kutitë e votimit. Kryetari i sistemit juridik të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se mesazhi i pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve iranianë në zgjedhjet e Parlamentit dhe të Këshillit të Ekspertëve të Lidershipit është mohimi i ndërhyrjes së faktorëve të huaj në fatin e Republikës Islamike të Iranit. Ajetullah Sadegh Amoli Larixhani, kryetari i sistemit juridik të Republikës Islamike të Iranit, sot pas pjesëmarrjes në procesin e votimit për zgjedhjen e Parlamentit Islamik dhe të Këshillit të Ekspertëve të Lidershipit, deklaroi se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve iranianë në procesin e votimit do të forcojë edhe më tepër fuqinë dhe kredibilitetin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif tha se zgjedhjet janë simbol i demokracisë dhe burimi i RII dhe ka shtuar: Populli iranian ka dëshmuar edhe njëherë vendosmërinë dhe besnikërinë e tij ndaj sistemit edhe përkundër vështirësive dhe presioneve. Komandanti i forcave policore të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se në atmosferën zgjedhore dhe në procesin e votimit po mbretëron siguri dhe qetësi e plotë. Gjeneral Husein Ashtari, komandanti i forcave policore dhe të rendit të Republikës Islamike të Iranit, sot (të premten) deklaroi se nuk ka ndodhur kurrfarë problemi ose incidenti gjatë procesit të organizimit të zgjedhjeve për Parlamentin dhe Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit në asnjë zonë zgjedhore dhe që nga fillimi i procesit të votimit deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident që prish sigurinë. Husein Ashtari shtoi se 250 mijë forca të policisë dhe rendit të Republikës Islamike të Iranit janë angazhuar përkrah forcave të tjera të sigurisë për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në zona të ndryshme të Iranit.