Takimet e presidentit të Zvicrës në Teheran
Presidenti i Zvicrës në krye të një delegacioni të lartë ka arritur në Teheran ku pritet të diskutojë me zyrtarët iranianë në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe çështje rajonale e ndërkombëtare.
Johan Shnajder Aman, presidenti i Zvicrës të premten në mbrëmje ka mbërritur në Teheran me ftesë zyrtare të presidenti të RII dr. Hasan Ruhani. Ai në aeroport është pritur nga Mohamed Reza Nemet Zade, ministër i industrisë, minierave dhe tregtisë i RII. Presidenti i Zvicrës gjatë një prononcimi për media ka thënë: Zvicra si një parter 140 vjecar i Iranit, edhe në të ardhmen vazhdon d të jetë një partner shumë i mirë i në sferat politike dhe ekonomike. Gjatë kësaj vizite presidenti i Zvicrës pritet të nënshkruaj disa marrëveshje në fusha të ndryshme ekonomike, universitare, bankare, politike, juridike dhe kulturore. Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën (sot) pas takimit dypalësh me Johan Shnaider Aman, presidenti i Zvicrës, që u zhvillua në Teheran, në konferencën e përbashkët për shtyp në lidhje me rolin e Zvicrës në periudhën pas heqjes së sanksioneve, deklaroi se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk përkufizohen vetëm me marrëdhëniet bilaterale, sepse Zvicra luan edhe rolin e mbrojtësit të interesave mes Iranit dhe Amerikës dhe mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Z. Ruhani shtoi se në bisedimet dypalëshe është diskutuar në lidhje me çështjet bilaterale. Aktivizimi i më shumë bankave të Zvicrës në Iran, çështjet në lidhje me siguracionin, industrinë, bujqësinë, transportin dhe aktiviteti i linjave ajrore kanë qenë prej temave kryesore të këtyre bisedimeve. Presidenti i Iranit në vazhdim vuri në dukje islamofobinë në Evropë dhe krijimin e problemeve për myslimanët në perëndim dhe deklaroi se qytetarët e disa vendeve të rajonit për të ikur nga krimet e grupeve terroriste, kanë emigruar në Evropë, por aktualisht po përballen me shumë probleme. Z. Ruhani gjithashtu theksoi në bashkëpunimin mes Iranit dhe Zvicrës në luftën kundër terrorizmit dhe në mbështetjen e refugjatëve sirianë dhe jemenas dhe deklaroi se bashkëpunimi, kontaktet dhe përpjekjet më të mëdha për të luftuar kundër terrorizmit, konsiderohen e vetmja rrugë për vendet e botës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me të drejtat e njeriut deklaroi se të drejtat e njeriut në asnjë vend të botës nuk kanë arritur standardet e dëshiruara dhe të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për arritjen e këtij qëllimi. Nga ana e tij edhe presidenti i Zvicrës në këtë konferencë për gazetarë tha se vendi i tij do të luajë rolin e duhur në zbatimin e marrëveshjes bërthamore në nivel sa më të mirë. Johan Shnaider Aman deklaroi se është hartuar plani i rrugës për bashkëpunim dypalësh mes Iranit dhe Zvicrës në fusha të ndryshme dhe në bazë të këtij plani të dy vendet do të ecin hap pas hapi. Presidenti i Zvicrës gjithashtu shprehu interesimin e sektorit privat të Zvicrës për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin dhe tha se në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike me Iranin së shpejti do të fillojë aktiviteti i linjës ajrore të drejtpërdrejtë Teheran-Gjenevë dhe Zvicra do të bëjë përpjekje për anëtarësimin e Iranit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Vlen të theksohet se presidenti i Zvicrës të premten në mbrëmje ka arritur për një vizitë në Teheran për të biseduar me funksionarët iranianë në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjeje të tjera të rëndësishme rajonale dhe globale.