Irani fiton në Podgoricë
Në kuadër të ndeshjeve përgatitore të ekipeve kombëtare të futbollit, ekipi i Iranit zhvilloi sot në mbrëmje një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar të Malit të Zi në stadiumin e Podgoricës.
Ekipi iranian kaloi në epërsi në minutën e 10-të me një gol të bukur të sulmuesit Sardar Azmun, ndërsa ekipi malazez arriti të barazojë në minutën e 32-të me anë të Jovovic. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ndërsa pjesa e dytë filloi me disa sulme të rrezikshme të ekipit iranian që u konkretizuan me një supergol të sulmuesit iranian Sardar Azmun. Ekipi kombëtar i Malit të Zi u përpoq deri në fund për të barazuar rezultatin, por mbrojtja iraniane ishte e pakalueshme dhe në këtë mënyrë Irani fitoi me rezultatin 2-1. Javën e ardhshme ekipi kombëtar i Iranit do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me Uzbekistanin dhe në rast se fiton, do të kualifikohet direkt për në kampionatin botëror Rusia 2018.