Irani fiton në Podgoricë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i52458-irani_fiton_në_podgoricë
Në kuadër të ndeshjeve përgatitore të ekipeve kombëtare të futbollit, ekipi i Iranit zhvilloi sot në mbrëmje një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar të Malit të Zi në stadiumin e Podgoricës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2017 18:26 Europe/Tirane
  • Irani fiton në Podgoricë

Në kuadër të ndeshjeve përgatitore të ekipeve kombëtare të futbollit, ekipi i Iranit zhvilloi sot në mbrëmje një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar të Malit të Zi në stadiumin e Podgoricës.

Ekipi iranian kaloi në epërsi në minutën e 10-të me një gol të bukur të sulmuesit Sardar Azmun, ndërsa ekipi malazez arriti të barazojë në minutën e 32-të me anë të Jovovic. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ndërsa pjesa e dytë filloi me disa sulme të rrezikshme të ekipit iranian që u konkretizuan me një supergol të sulmuesit iranian Sardar Azmun. Ekipi kombëtar i Malit të Zi u përpoq deri në fund për të barazuar rezultatin, por mbrojtja iraniane ishte e pakalueshme dhe në këtë mënyrë Irani fitoi me rezultatin 2-1. Javën e ardhshme ekipi kombëtar i Iranit do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me Uzbekistanin dhe në rast se fiton, do të kualifikohet direkt për në kampionatin botëror Rusia 2018.