Sabotimet e Arabisë Saudite në zgjidhjen e krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i529-sabotimet_e_arabisë_saudite_në_zgjidhjen_e_krizës_në_siri
Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë ka akuzuar Arabinë Saudite për sabotimin e zgjidhjes politike të krizës në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2016 16:41 Europe/Tirane
  • Sabotimet e Arabisë Saudite në zgjidhjen e krizës në Siri

Përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë ka akuzuar Arabinë Saudite për sabotimin e zgjidhjes politike të krizës në Siri.

Stefan De Mistura, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, ka akuzuar Arabinë Saudite për krijimin e pengesave në rrugën e përpjekjeve të tij për zgjerimin e listës së grupeve opozitare siriane të cilat do të marrin pjesë në negociatat e Gjenevës. De Mistura gjithashtu ka kërkuar nga të gjitha palët politike që të mbështesin përpjekjet për zgjidhjen e krizës së Sirisë. Revista Foreign Policy e cila ka gjetur qasje në një kopje të raportit të De Misturas të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB, ka shkruar se përfaqësuesi speciale i OKB për çështjen e Sirisë është i pakënaqur nga fakti se koalicioni i opozitarëve siriane (në diaspor) i cili po mbështetet nga Arabia Saudite, insiston që vetëm ai të jetë përfaqësues i grupeve opozitare siriane. De Mistura në raportin e tij ka theksuar se nuk do të ftojë në takimin e Gjenevës asnjë grup të caktuar të opozitarëve, përveç nëse aktorët ndërkombëtar do ta nënshkruajnë listën e këtyre grupeve. Ndërkohë, Rusia ka deklaruar se përfaqësuesit e grupit Ehrar Sham dhe Xhejshul Islam nuk duhet të jenë në listën e grupeve që do të marrin pjesë në takimin e Gjenevës. Kremlini ka thënë se në listën e përfaqësuesve të takimit të Gjenevës nuk ka vend për grupet Ehrar Sham dhe Xhejshul Islam. Këto grupe terroriste përkrahen fuqishëm ushtarakisht dhe financiarisht nga regjimi Al Saud. Gjithashtu këto grupe gëzojnë edhe përkrahjen e Izraelit. Gjithashtu, burime sioniste kanë raportuar se përfaqësuesit e grupeve terroriste, opozitare të qeverisë së Sirisë dhe ata të grupit "Ushtria Çlirimtare e Sirisë" kanë marrë pjesë në një konferencë të zhvilluar në institutin "Siguria kombëtare e Izraelit" në Tel Aviv. Oficer Abdulxhabar Al-Akidi, komandant i grupit kryengritës "UÇS" i cili nga Turqia nëpërmjet video-konferencës ka mbajtur fjalim në këtë konferencë në Tel Aviv, ka kërkuar mbështetje financiare për këtë grup kryengritës. Vlen të theksohet se edhe më parë burimet informative kanë bërë të ditur mbështetjen financiare dhe me armatim të grupeve terroriste nga regjimi sionist. Në këtë kuadër edhe një numër i madh i terroristëve të plagosur në Siri janë kuruar në spitalet e regjimit sionist. Është e qartë se përkrahësit e grupeve terroriste që synojnë rrëzimin e qeverisë siriane, tashmë po përpiqen që duke infiltruar grupet terroriste në radhët e forcave opozitare, të ndikojnë në procesin e tranzicionit politik në Siri. Ata opozitarë që Amerika, Arabia Saudite, Turqia dhe Izraeli i quajnë ''të moderuar'', kanë kryer krimet më mizore ndaj popullit sirian dhe nuk mund të pranohen si pjesëmarrës në bisedimet e paqes në Siri. Edhe përkundër faktit se Stefan De Mistura, përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Sirisë, po bënë përpjekje që negociatat mes palëve siriane të zhvillohen më datë 25 të këtij muaji, mirëpo OKB ka deklaruar se deri në kohën kur nuk do të caktohen anëtarët e delegacionit opozitar, nuk do të ftohet asnjë palë për pjesëmarrje në këto bisedime. Në këtë mënyrë ekziston mundësia që të shtyhet takimi për bisedime mes palëve siriane. Në rrethana të tilla Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB, deklaroi se Gjeneva-2 ka dështuar dhe për zgjidhjen e krizës në Siri duhet të organizohet Gjeneva-3.