Rusia paraqet kushtet për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë
Maria Zakharvova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Rusisë ka njoftuar se Rusia do t’i normalizonte marrëdhëniet me Turqinë vetëm atëherë kur Turqia të pranojë publikisht se rrëzimi i avionëve rusë ishte një “fatkeqësi”.
Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë ka paralajmëruar në lidhje me deklaratat e javës së kaluar të Rexhep Taip Erdigan. Presidenti turk javën e kaluar kishte thënë se Rusia ka humbur miqësinë me Turqisë për shkak të gabimit të dy pilotëve. Avionët F-16 të Turqisë më 24 nëntor 2015 kanë rrëzuar një avion rus të tipit Sukhoi 24 në hapësirën ajrore të Sirisë dhe kanë vrarë pilotin rus të këtij avioni. Në fillim të janarit të vitit 2016, Ministria e jashtme ruse ka kritikuar qeverinë turke për mbështetje të terrorizmit për shkak të interesave të saj. Maria Zakharova kishte deklaruar se Turqia përdor terrorizmin në rajon për të realizuar qëllimet e veta. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse theksoi se politikat e Ankarasë çuan në përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Zakharova tha se Turqia duke bashkëpunuar me ISIS në trafikimin e naftës së grabitur në Siri dhe Irak, ka shkelur rezolutat e KS të OKB në lidhje me zhdukjen e burimeve financiare të terroristëve. Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se sulmet e artilerisë së Turqisë kundër rajoneve veriore të Sirisë janë paligjshmëri absolute. Maria Zakharova, kishte deklaruar se ajo çfarë po ndodhë aktualisht në zonat kufitare të Sirisë me Turqinë është një paligjshmëri absolute. Ajo shtoi se Turqia po bombardon vendbanimet civile në zonat përgjatë vijës kufitare të Sirisë dhe në këto zona po transferon para, forca dhe pajisje ushtarake. Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Rusisë deklaroi se çdo agresion eventual kundër Sirisë do të shkatërrojë procesin e paqes në këtë vend dhe do të konsiderohet shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Ajo i cilësoi ''të pabesueshme'' akuzat e fundit të kryeministrit turk Ahmet Davutoglu se Rusia përkrah grupin terrorist ISIS dhe këto deklarata i quajti idiotizëm. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë tha se nuk ekziston asnjë fakt që të vërtetojë se Rusia ka sulmuar spitalin e ''Mjekëve pa kufi'' në Siri dhe këto akuza janë një tjetër skenar i gënjeshtrave të dirigjuara nga mediat perëndimore kundër Moskës. Zakharova tha se aktualisht Turqia po ndjek interesat e saj në Siri dhe këto interesa nuk përputhen me vendosjen e paqes në këtë vend. Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë deklaroi se vazhdimi i operacioneve ajrore të Rusisë në Siri do të varet nga rrjedha e ngjarjeve në këtë vend. Ministria e jashtme Turqisë ka akuzuar Moskën për krime luftë në Siri dhe ka thënë se avionët luftarak të Rusisë kanë bombarduar shkolla dhe spitalet në Siri dhe kjo konsiderohet krime lufte. Arkadi Dvorkoviç, zv/kryeministër i Rusisë, më dhjetor 2015 ka deklaruar se Moska zyrtare do të kufizojë importin e perimeve nga Turqia. Ai shtoi se shtimi i sanksioneve kundër Turqisë bëhet në reagim ndaj rrëzimit të avionit rus nga Turqia në territorin e Sirisë. Sipas këtij burimi, Dimitri Medvedev, kryeministër i Rusisë, gjithashtu të hënën dhe tre ditë pas nënshkrimit të dekretit për sanksione ndaj Turqisë nga presidenti i Rusisë, ka bërë të ditur programin për zgjerimin e sanksioneve të Rusisë kundër Turqisë.