Shqetësim për shkeljen e të drejtave të njeriut në Bahrejn
Këshilli i të drejtave të njeriut i OKB e ka konsideruar Bahrjeni pjesë e vendeve që shkelin të drejtat e njeriut.
Sipas ueb sajtit Al Ahed, në raportin më të fundit të Këshillit të OKB për të drejtat e njeriut i cili është hartuar nga një grup ekspertësh, Bahrejni është njëri ndër vendet e botës që shkel të drejtat e njeriut. Sipas këtij raporti, zyrtarët bahrejnas me vite të tëra kanë tmerruar punëtorët e gazetës së pavarur Al Vasat pavarësisht mbylljes së kësaj gazete, në këtë vend mbretëron një shkelje e rëndë e lirisë së shprehjes. Në këtë raport thuhet se arrestimi dhe torturimi i aktivistëve të të drejtave dhe aktivistëve politikë në Bahrejn është një tjetër veprim i qeverisë bahrejnase kundër të drejtave të qytetarëve të saj.