Engjëjt e vegjël, viktima të luftës dhe dhunës
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i53038-engjëjt_e_vegjël_viktima_të_luftës_dhe_dhunës
Në vitin 1982 dhe pas shqyrtimit të gjendjes së fëmijëve palestinezë dhe libanezë viktima të dhunës së Izraelit, Dita e 4 qershorit u shpall nga OKb si Dita ndërkombëtare e fëmijëve viktima të dhunës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2017 17:29 Europe/Tirane
  • Engjëjt e vegjël, viktima të luftës dhe dhunës

Në vitin 1982 dhe pas shqyrtimit të gjendjes së fëmijëve palestinezë dhe libanezë viktima të dhunës së Izraelit, Dita e 4 qershorit u shpall nga OKb si Dita ndërkombëtare e fëmijëve viktima të dhunës.

Dita ndërkombëtare e fëmijëve viktima të dhunës u vendos të përkujtohet çdo vit më 4 qershor si një kundërpërgjigje ndaj krimeve të kryera nga Izraeli kundër civilëve e në veçanti ndaj fëmijëve të pafajshëm libanezë dhe palestinezë. Më  qershor 1982 forcat ushtarake të regjimit okupator izraelit me në krye presidentin e atëhershëm Menahim Begin në një veprim hakmarrës ndaj vrasjes së ambasadorit izraelit në Angli nga një grup paramilitar palestinez, sulmuan jugun e Libanit dhe martirizuan një numër të madh të civilëve të pafajshëm në këtë rajon. Në këtë sulm si dhe në masakrat e njohura të Sabras dhe Shatlias që u kryen në muajin shtator të po atij viti, u martirizuan mbi 20 mijë civilë libanezë, palestinezë dhe sirianë dhe mbi 30 mijë të tjerë u plagosën. ¼ e këtij numri, pra mbi 5000 të vrarë ishin fëmijë. Edhe sot mbetet i parealizuar objektivi për mbrojtjen e fëmijëve nga konfliktet dhe luftërat në mbarë botën.

Mbi situatën tragjike të fëmijëve në vendet e përfshira nga konfliktet hedhin dritë raportet e shumta të organizatave ndërkombëtare e sidomos të Fondit të OKB për fëmijët i njohur si UNICEF. Kjo organizatë ka deklaruar se rreth 535 milionë fëmijë e barabartë më një të katërtën e fëmijëve në botë, në vendet të zhytura në konflikte, po përballen me katastrofa natyrore. UNICEF ka bërë të ditur se në jug të shkretëtirës së Afrikës, rajon ky që njihet edhe me emrin "Afrika e Zezë", gati tre të katërtat e fëmijëve po jetojnë në vendet të cilat ndodhen në gjendje emergjente dhe si pasojë janë të privuar nga përkujdesja mjekësore, nga arsimimi cilësor, ushqimi i mirë dhe mbrojtja e duhur. Sipas statistikave më të fundit të cilat janë publikuar në prag të 70 vjetorit të themelimit të UNICEF, kjo gjendje po vazhdon akoma edhe në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Jugore ku jetojnë 12% e fëmijëve. Një e shtata e fëmijëve të botës rrezikohen me vdekje për shkak të ndotjes së madhe të ujit të pijshëm dhe të ajrit. Sipas raportit të UNICEF, 300 milionë fëmijë, e barabartë me një të shtatën e fëmijëve në të gjithë botën, janë në rrezik të vdekjes për shkak të ndotjes së ajrit. Këta fëmijë po jetojnë në vende në të cilat ndotja e ajrit është gjashtë herë më shumë se sa niveli i caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 220 milionë persona nga këta 300 milionë fëmijë jetojnë në Azinë Juglindore.

Mbi 250 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në zonat e luftës dhe konfliktit dhe kanë nevojë emergjente për ndihma humanitare. Fëmijët në 87 vende të botës kërcënohen nga mbi 60 milionë mina dhe çdo vit mbi 10 mijë fëmijë humbin jetën nga minat. Mbi 300 mijë vajza të vogla janë marrë ushtare në konflikte të ndryshme dhe detyrohen t’u ofrojnë shërbime seksuale ushtarëve. Më shumë se gjysma e 50 milionë refugjatëve në botë janë fëmijë dhe 10 milionë prej tyre ndodhen nën kujdesin e komisariatit të lartë të OKB për fëmijët. Në Evropë ekzistojnë mbi 100 mijë fëmijë të braktisur dhe çdo vit këtij numri i shtohen 20 mijë fëmijë. Sipas komisaritetit të lartë të OKB për fëmijët, mbi 4 milionë fëmijë kanë vdekur nga AIDS dhe mbi 13 milionë kanë mbetur jetimë. 1.2 miliardë njerëz në botë ku gjysma e tyre janë fëmijë, e kalojnë ditën me vetëm 1 dollarë. Çdo vit dhjetë milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin si pasojë e sëmundjeve të pashërueshme dhe nga kequshqyerja, ndërsa 40 milionë lindin në vit nuk regjistrohen kurrë dhe kjo nënkupton privimin e këtyre fëmijëve nga shtetësia dhe të drejtat ligjore. Vetëm në Jemen në çdo 1000 fëmijë, 63 vdesin pa mbushur moshën 5 vjeç.

Megjithë këto të dhëna tragjike, duhet theksuar se situata e fëmijëve në Jemen është shumë më alarmante.  UNICEF duke vënë në dukje infektimin e mbi 70 mijë jemenasve me sëmundjen e kolerës dhe vdekjen e 600 të tjerëve nga kjo sëmundje, ka paralajmëruar mbi mundësinë e një katastrofe njerëzore sidomos tek fëmijët në Jemen. UNICEF njoftoi se rritja e vdekjeve të lidhura me kolerën në Jemen ishte "alarmante". Misioni i UNICEF-it në Jemen shtoi se rreth 70 mijë raste të kolerës ishin raportuar në të gjithë vendin e varfër arab, viktimë e agresionit dhe bllokadës totale të imponuar nga Arabia Saudite. Zëdhënësi i agjencisë së UNICEF-it në Jemen, ka thënë se rreth 3,000 raste të reja raportohen çdo ditë. Ministria e Shëndetësisë e Jemenit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Sana'a në lidhje me epideminë e kolerës. Organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Kryqin e Kuq, thonë se lufta e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit dhe një embargo kundër këtij vendi të varfër vendit janë përgjegjës për epideminë e kolerës. Agresioni saudit ka goditur rëndë objektet dhe infrastrukturën e vendit të varfër, duke shkatërruar shumë spitale, shkolla dhe fabrika. Ky realitet i hidhur i fëmijëve në mbarë botën e bën të domosdoshëm mobilizimin e komunitetit ndërkombëtar për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga luftërat dhe konfliktet dhe për t’u dhënë atyre shpresë për të duruar dhimbjet që u shkakton lufta  dhe për të krijuar tek ata shpresën për një të ardhme më të mirë.