Irani dënon deklaratën e Këshillit të bashkëpunimit të Gjirit Persik
Cilësimi ''grup terrorist'' i Hezbullahut të Libanit nga Këshilli i bashkëpunimit të Gjirit Persik ka shkaktuar reagimin e Iranit.
Këshilli i bashkëpunimit të Gjirit Persik ditën e djeshme (e Mërkurë) e cilësoi lëvizjen Hezbullah si një grup terrorist dhe theksoi se në këtë drejtim ka marrë disa masa. Ky veprim i këtij këshilli të përbërë nga Arabia Saudite, Emiratet, Bahrejni, Katari, Kuvajti dhe Omani ka shkaktuar reagime dhe protesta të shumta në Liban. Ky veprim i shëmtuar dhe tendencioz është dënuar edhe nga Irani. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi deklaratën e Këshillit të bashkëpunimit të Gjirit Persik ku lëvizja e rezistencës islamike libaneze Hezbullah konsiderohet si grup terrorist. Husein Xhaberi Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke reaguar ndaj deklaratës së Këshillit të bashkëpunimit të Gjirit Persik kundër Hezbullahut, theksoi: ''Kjo lëvizje duke rezistuar përballë agresorëve dhe okupatorëve dhe duke përkrahur në mënyrë të gjithanshme popullin e përvuajtur palestinez është bërë simboli kryesor i rezistencës kundër regjimit sionist.'' Ai tha se Hezbullah po cilësohet grup terrorist nga ato vende që janë përkrahësit kryesorë të grupeve terroriste si ISIS dhe Al Nusra, në një kohë që lëvizja Hezbullah po lufton kundër këtyre grupeve terroriste takfiriste. Ansari shtoi se kundërshtimi i disa vendeve arabe ndaj Hezbullahut që është përfaqësues i përpjekjeve dhe aspiratave të përhershme të kombit islamik për liri, pavarësi, drejtësi dhe luftë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, nuk mund të justifikojë cilësimin terrorist të kësaj lëvizjeje nga disa regjime arabe që bashkëpunojnë me pushtuesit e Palestinës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi: Ata funksionarë që me mashtrime dhe presione po i detyrojnë qeveritë e vendeve të tjera të marrin të tilla qëndrime, dashur ose padashur po veprojnë kundër interesave të vendeve islamike. Deklarata e Këshillit të bashkëpunimit të Gjirit Persik të kryesuar nga Arabia Saudite përbën një përpjekje serioze të këtij këshilli për të goditur unitetin e brendshëm në Liban. Regjimi Al Saud, përveçse anuloi ndihmën prej 3 miliard $ për pajisjen e ushtrisë libaneze, u ka bërë thirrje investitorëve arabë të largojnë investimet e tyre nga Libani. Sidoqoftë, funksionarët, partitë politike dhe personalitetet e ndryshme të Libanit duke i cilësuar të dëshpëruara presionet e fundit të Arabisë Saudite ndaj qeverisë libaneze dhe ndaj Hezbullahut, kanë deklaruar se ky dëshpërim i thellë i Riadit është pasojë e disfatave të rënda të grupeve terroriste në Irak, Siri dhe Liban si dhe e dështimit të agresionit barbar saudit kundër popullit të Jemenit. Në këto kushte, RII duke theksuar mbi vazhdimin e përkrahjes së boshtit të rezistencës anti-sioniste dhe anti-terroriste me në krye Sirinë dhe Hezbullahun, hedh poshtë deklaratën e Këshillit të bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe deklaron se e përkrah plotësisht Hezbullahun si vija e parë e frontit kundër regjimit sionist dhe pararojë e luftës kundër terrorizmit në rajon.