Neymar sërish thumbon Real Madridin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i5689-neymar_sërish_thumbon_real_madridin
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka pranuar se ai preferon më parë këmbën e majtë të Lionel Messit se sa këmbën e djathtë të Cristiano Ronaldos.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2016 18:02 Europe/Tirane
  • Neymar sërish thumbon Real Madridin

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka pranuar se ai preferon më parë këmbën e majtë të Lionel Messit se sa këmbën e djathtë të Cristiano Ronaldos.

Neymar ka përfunduar prapa Messit dhe Ronaldos në podiumin e Topit të Artë, por ai sigurisht se e përkrah bashkëlojtarin e tij para portugezit. “Preferoj këmbën e majtë të Messit, para asaj të Ronaldos. Nëse krahasoj Messin dhe Pelen, them se Pelen se kam shikuar kurrë duke luajtur”. “Ajo që di për të është nga gjyshi im, i cili më tha se si ai ka luajtur”. “Messi dhe Pele janë të dytë gjeni të futbollit dhe nuk mund t’i ndaj”. “Më parë do të preferoja që të mposht Real Madridin se sa Manchester Cityn”, ka thënë Neymar.