Vetitë kuruese të hurmës
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i58-vetitë_kuruese_të_hurmës
Hurma është një ndër pemët më të shëndetshme, ajo ka një spektër të gjerë për shëndetin dhe vlerave ushqyese, prandaj edhe konsiderohen si pema më e shëndetshme. Disa nga vetitë e saj janë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2016 18:25 Europe/Tirane
  • Vetitë kuruese të hurmës

Hurma është një ndër pemët më të shëndetshme, ajo ka një spektër të gjerë për shëndetin dhe vlerave ushqyese, prandaj edhe konsiderohen si pema më e shëndetshme. Disa nga vetitë e saj janë.

Burim i hekurit

Personat që vuajnë nga anemia do të duhej të hanë sa më shumë hurme, sepse janë burim i shkëlqyeshëm për hekur. Në 100 gr hurme gjenden rreth 0,90 hekur, që është rreth 11 për qind e vlerave të nevojshme ditore. Hekuri, si pjesë e hemoglobinës brenda qelizave të kuqe të gjakut, përcakton kapacitetin oksigjenit në gjak.

Vitamina për sy

Marrë parasysh faktin se përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, hurmat quhen edhe si “vitaminat e syrit”. Luteina dhe zeaksantina sidomos janë të rëndësishme për rrjetën e syrit, parandalojnë dëmtimin e syve, sidomos në pleqëri.

Parandalojnë diarrenë

Hurmat janë të pasura me kalium, i cili është i përdorshëm në ndalimin e diarresë. Pos kësaj, hurmat ndihmojnë edhe florën e zorrëve që të ripërtërihet. Me konsumimin e rregullt të tyre do ta lehtësoni punën e zorrëve, që të prodhojnë baktere “miqësore”.

Ilaç për kapsllëk

Sikurse kur e ndalojnë diarrenë, hurmat mund të ndihmojnë që ushqimi të tretet më shpejt dhe më lehtë. Sidomos është e shëndetshme nëse merrni në mbrëmje dhe t’i vendosni në ujë. Gjatë natës ato e lëshojnë një lëng, që është një laksativ i shkëlqyeshëm, që stimulon punën e zorrëve dembele.