Shpërndarja e parlamentit të Serbisë dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka dekretuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 24 Prill.
Zgjedhjet e parakohshme nuk bëhen për shkak të ndonjë krize politike, ndërsa u kërkuan nga kryeministri Aleksandar Vuçiç. Qeveria aktuale e cila shprehu nevojën për të formuar një koalicion më të fortë në mënyrë që të aprovojë një sërë reformash ekonomike si dhe të vijojë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky i fundit kërkon të forcojë më tej pozitat e tij në politikën serbe, ndërsa edhe zgjedhjet e mëparshme ishin gjithashtu të parakohshme. Gjatë fjalës së mbajtur pas dekretimit, Nikoliç i është përgjigjur edhe pyetjeve në lidhje me krizën e emigrantëve teksa theksoi se Serbia është e gatshme për të menaxhuar një situatë të tillë. “Ne nuk mund t’a injorojmë faktin se në Europë shohim gardhe rrethuese, policë të shumë, madje edhe ushtarë në disa shtete. Sigurisht që nuk mund të pretendojmë se Serbia nuk do të preket nga kriza. Unë pres që kriza të përshkallëzohet edhe më tej, por jam i sigurt se Serbia është e gatshme për të përballuar një situatë të vështirë.” Kryeministri serb Aleksandar Vucic i cili kryeson Partinë Progresive Serbe ka arritur që të krijojë profilin e një politikani pro-europian, duke lënë pas imazhin e krijuar më herët si një nacionalist. Serbia duket se po kryen hapa kualitativë në arenën ndërkombëtare, teksa vetëm tre muaj më parë hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Partia Progresiste Serbe synon që të arrijë një shumicë të cilësuar në parlament për të vijuar me një sërë reformash ekonomike. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 24 prill, pothuajse në gjysmën e mandatit të tij, dhe ka theksuar se do të bëjë thirrje për mbështetje për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Do të jetë referendum për atë se a dëshiron Serbia të jetë shtet modern evropian në vitin 2020, pra a e dëshiron të ardhmen apo të kaluarën”, tha Vuçiç në deklaratën për Televizionin shtetëror të Serbisë, RTS. Derisa opozita është e fragmentuar, Partia Progresiste e Vuçiqit, është favorite e madhe dhe synon ta fitoj shumicën prej dy të tretave të deputetëve në Parlamentin e Serbisë. Këtë shumicë nuk arriti ta fitoj në zgjedhjet e fundit në vitin 2014, pasi fitoi 158 deputetë në parlamentin me 250 vende. Aleksandar Vuçiç tha se i duhet një mandat i plotë katërvjeçar për reforma që do ta vendosin Serbinë fuqishëm në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.