Takimet e kryeministrit të Turqisë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i5914-takimet_e_kryeministrit_të_turqisë_në_teheran
Kryeministri i Turqisë në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik arriti për një vizitë në Teheran dhe ditën e shtunë ka zhvilluar takime të ndara me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, me zv/presidentin e parë iranian dhe me një grup të aktivistëve ekonomikë në Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2016 05:24 Europe/Tirane
  • Takimet e kryeministrit të Turqisë në Teheran

Kryeministri i Turqisë në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik arriti për një vizitë në Teheran dhe ditën e shtunë ka zhvilluar takime të ndara me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, me zv/presidentin e parë iranian dhe me një grup të aktivistëve ekonomikë në Teheran.

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën pasdite në takim me Ahmed Davudoglu, kryeministrin e Turqisë dhe me delegacionin që shoqëronte atë, deklaroi se Irani dhe Turqia me bashkëpunim mes njëri-tjetrit dhe duke u përqendruar në luftën kundër terrorizmit si armik i përbashkët, duhet të forcojnë themelet e paqes dhe stabilitetit në rajon. Z. Ruhani në këtë takim theksoi në luftën kundër terrorizmit si një rrezik dhe kërcënim i përbashkët për të gjithë popujt dhe tha se vendet e huaja nuk synojnë të zgjidhin problemet rajonale në mënyrë rrënjësore dhe vetëm synojnë realizimin e interesave të tyre. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shtoi se nuk ekziston asnjë pengesë në rrugën e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe sot është një rast i përshtatshëm për të ecur përpara në rrugën e zgjerimit sa më të madh të marrëdhënieve Teheran-Ankara në kuadër të interesave të dy popujve. Ahmed Davudoglu, kryeministri i Turqisë gjithashtu në këtë takim tha se Ankaraja është e vendosur për të filluar një kapitull të ri në marrëdhëniet me Teheranit. Turqia sot më shumë se në të kaluarën është e vendosur që të zgjerojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet vëllazërore të saj me Republikën Islamike të Iranit në fusha të ndryshme. Ndërkohë Is’hak Xhehangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu të shtunën në takim me kryeministrin e Turqisë dhe delegacionin që e shoqëronte atë, vuri në dukje interesimin e Iranit për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me vendet fqinjë siç është Turqia dhe u shpreh optimist se nën dritën e bisedimeve dypalëshe, Irani dhe Turqia do të fillojnë një kapitull të ri të bashkëpunimit dypalësh. Z. Xhehangiri në vazhdim tha se Irani dhe Turqia kanë pikëpamje të përbashkëta për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shtoi: “Megjithëkëtë në disa çështje në lidhje me zhvillimet në rajon ende ekzistojnë dallime në qëndrimet mes Teheranit dhe Ankarasë dhe këto dallime duhet të administrohen në mënyrë të përshtatshme”. Ndërkohë Ahmed Davudoglu, kryeministri i Turqisë, gjithashtu në këtë takim deklaroi se Ankaraja nuk do të kursejë kurrfarë veprimi në përmirësimin e bashkëpunimeve me Teheranin dhe është e sigurt se në katër vitet e ardhshme mund të vendoset një kornizë e përshtatshme për zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryeministri i Turqisë gjithashtu vuri në dukje interesimin e sektorit privat të Turqisë për të punuar dhe investuar në Iran dhe tha se aktualisht janë vendosur lidhje të mira mes bursës së Teheranit dhe Bursës së Stambollit. Ai theksoi se ky veprim mund të luaj rol të rëndësishëm për të lidhur tregun e investimeve të Iranit me tregjet botërore dhe bursat ndërkombëtare.