Barca nuk njeh kundërshtar
Mars 06, 2016 17:20 Europe/Tirane
Barcelona ka regjistruar fitoren e 23-të sezonale në La Liga, pas triumfit prej 4-0 kundër Eibarit në Estadio Municipal de Ipurua.
Mysafirët nuk patën kurrfarë problemi në fraksionin e parë që e mbyllën me epërsi komod prej dy golash. Munir El Haddadi shënoi golin e parë të Blaugranëve pas disa pasimeve mbresëlënëse të katalunasve (8’). Asistimi ishte i Suarez. Para se skuadrat të shkonin në pushim, saktësisht në minutën e 41-të, Lionel Messi bëri gjithçka vet për golin e dytë (41’). Superylli argjentinas nxori një penalti në gjysmën e dytë, kur Ramis e preku topin me dorë, të cilën e konvertoi në gol (76’).