Gjermania dënon autorët e sulmeve në Këln
Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar një refugjat 26 vjeçar nga Algjeria për shkak të dyshimit se ka qenë pjesëmarrës në sulmet seksuale që ndodhën natën e Vitit të RI në Këln.
“Një refugjat i paidentifikuar është arrestuar gjatë fundjaves në kampin e refugjatëve në qytetin Krepen”, thuhet nga zyra e prokurorit në Këln. Zëdhënësi i Prokurorisë në Këln ka thënë sot se 497 femra kanë lajmëruar sulmet seksuale gjatë natës së Vitit të Ri, përfshirë edhe tri dhunime. Algjeriani i arrestuar është personi i parë për të cilin do t’i ngritët aktakuzë për dhunë seksuale, derisa kundër 21 personave tjerë është ngritur kallëzime penale. Sulmet masive ndaj femrave në qytetet gjermane që ndodhën gjatë festive të fundvitit kanë shkaktuar kritika të ashpra ndaj politikave të kancelares Angela Merkel mbi refugjatët.