Ja çfarë i shkakton teknologjia trurit tuaj
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i6163-ja_çfarë_i_shkakton_teknologjia_trurit_tuaj
A e dini se truri i fëmijës absorbon shumë më tepër rrezatim se sa truri e një të rrituri?
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 07, 2016 18:00 Europe/Tirane
  • Ja çfarë i shkakton teknologjia trurit tuaj

A e dini se truri i fëmijës absorbon shumë më tepër rrezatim se sa truri e një të rrituri?

Dr. Martin Blank, nga Departamenti i Fiziologjisë dhe Celularit në Universitetin e Kolumbias, i është bashkuar një grupi shkencëtarësh nga e gjithë bota të cilët janë duke bërë një apel ndërkombëtar në lidhje me rreziqet që lidhen me përdorimin e pajisjeve elektromagnetike si interneti apo telefonat celularë. Studimet e shumta kanë zbuluar se rrezatimi i telefonit celular mund të shkaktojë kancer. A e dini se Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi kancerin (IARC) klasifikon fushat e radio frekuencave (edhe nga telefonat celularë) si kancerogjen të mundshëm në 2011? Rreziqet e përdorimit të telefonit celular kanë fituar shumë kredibilitet në vitin 2011, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka pranuar se rrezatimi i telefonit celular mund të shkaktojë kancer. Deklarata është e bazuar nga një hulumtim i një ekipi prej 31 shkencëtarëve, nga 14 vende të ndryshme, pas shqyrtimit të provave të ndryshme