Fati i Palestinës 100 vjet pas Deklaratës së Balfurit  (1)
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i62127-fati_i_palestinës_100_vjet_pas_deklaratës_së_balfurit_(1)
Si duhet parë  historia e Palestinës? Kur u vendos fati i Palestinës dhe i popullit të saj? Cilët aktorë ishin përfshirë në këtë lëvizje gërryese? Në rrjedhën e historisë së Palestinës, cili është roli i Deklaratës së Balfurit, dhe si duhet të shihet ai? Si ka ndodhur ky ndikim dhe si u fsheh fati i kombit palestinez në shtresat e kësaj deklarate?
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 04, 2017 00:21 Europe/Tirane
  • Fati i Palestinës 100 vjet pas Deklaratës së Balfurit  (1)

Si duhet parë  historia e Palestinës? Kur u vendos fati i Palestinës dhe i popullit të saj? Cilët aktorë ishin përfshirë në këtë lëvizje gërryese? Në rrjedhën e historisë së Palestinës, cili është roli i Deklaratës së Balfurit, dhe si duhet të shihet ai? Si ka ndodhur ky ndikim dhe si u fsheh fati i kombit palestinez në shtresat e kësaj deklarate?

Deklarata e Balfurit, e cila u miratua nga qeveria britanike më 1917 si një angazhim nga Mbretëria e Bashkuar, kërkon formimin e një shteti hebre në Palestinë dhe mbi këtë bazë, Mbretëria e Bashkuar shprehet e angazhuar për këtë mision historik. Viti 2017 është përvjetori i miratimit të kësaj deklarate. Ajo që ju do të dëgjoni në këtë emision është një vështrim analitik dhe hulumtues në qëllimet dhe arsyet e qarta për miratimin e kësaj deklarate.

Më 2 nëntor 1917, Sekretari i Jashtëm britanik Arthur James Balfour dërgoi një letër për lordin Lionel Walter Rothschild, përfaqësues i lartë i komunitetit hebre britanik, në të cilin shprehu mbështetjen e Britanisë për planet sioniste për të krijuar një "vatër  kombëtare për popullin hebre" në Palestinë. Në këtë letër thuhet: “Qeveria e Madhërisë së Saj parashikon vendosjen në Palestinë të një vatre kombëtare për popullin hebre dhe do të përdorë të gjitha përpjekjet për të lehtësuar realizimin e këtij objektivi duke bërë të qartë se asgjë nuk do të bëhet për të prekur të drejtat civile dhe fetare të komuniteteve johebreje në Palestinë apo të drejtat dhe statusin politik që gëzojnë hebrenjtë në të gjitha vendet e tjera. Do ta vlerësoja nëse do ta prezantoni këtë deklaratë në Unionin Sionist”.

Kjo deklaratë e thjeshtë, prej 67 fjalësh ishte një fitore e madhe për Chaïm Weizmann, kreu i sionistëve të Britanisë së Madhe dhe kryeministrin e ardhshëm izraelit, i cili punoi shumë për këtë çështje. Në këtë tekst, qëllimi i vërtetë u mbulua nga një sllogan i fshehur nën mashtrimin e një dëshire për të krijuar një atdhe kombëtar për të ashtuquajturin "komb hebre" në territoret palestineze, jo si refugjatë të shtypur, ndërkohë që synimi i vërtetë ishte realizimi një qëllimi politik kolonialist. "Sir Henry Campbell Bennerman", një nga kryeministrat e shekullit të nëntëmbëdhjetë të Mbretërisë së Bashkuar, shpjegon rëndësinë e Lindjes së Mesme dhe pozitën e Anglisë në rajon: “... Ka një vend në botë ku ndodhen disa nga rrugët ujore strategjike më të rëndësishme që, nëse ndonjëra prej tyre është e mbyllur për një periudhë të shkurtër, ekonomia e botës turbullohet. Pikërisht, në këtë zonë strategjike të botës ndodhen rezervat më të pasura nëntokësore dhe ekonomia botërore është krejtësisht e varur nga ato. Kjo zonë karakterizohet nga popullsi që janë kryesisht myslimanë. Ata kanë një fe dhe besim. Ne duhet të kemi një terren për të ndërhyrë në këtë rajon nëse duam ta mbajmë kokën në këtë botë”.

Ky qëndrim tregon se arsyeja kryesore për ngritjen e sionizmit është krejtësisht ndryshe nga ajo që ata pretendojnë se hebrenjtë në mbarë botën kanë nevojë për një shtet në LM. Në të vërtetë, britanikët e kishin okupuar Palestinën përpara lëshimit të Deklaratës s  Balfurit nën traktatin Sykes Pico. Gjatë viteve të ardhshme, ata në zbatimin e Deklaratës së Balfurit u përpoqën të prishin përbërjen e popullsisë së Palestinës. Qindra mijëra hebrenj nga mbarë bota mbërritën në Palestinë nga viti 1917 deri në vitin 1947, kur OKB miratoi planin për të krijuar një shtet hebre në Palestinë.

Ekziston një teori midis historianëve që Balfour në këtë deklaratë shprehu një simpati të thellë përballë vuajtjeve dhe shtypjes së hebrenjve dhe tregoi se ishte koha që qytetërimi i krishterë të punonte për hebrenjtë. Por historia ka treguar se Balfour ishte anti-semit. Kur u bë kryeministër në Angli nga viti 1903 deri në vitin 1905, ai kritikoi ashpër emigrantët hebrenj në Angli, të cilët nuk pranonin të integroheshin në shoqërinë angleze dhe vendosi ligje kufizuese mbi imigracionin e hebrenjve. Deklarata e Balfurit ishte në fakt, veprimi më i shquar i jetës politike të Balfour. Shtatë muaj pas Deklaratës së Balfurit, gjatë betejës së forcave britanike të komanduara nga gjenerali Allenby me trupat otomane, territori i Palestinës u pushtua nga britanikët. Operacionet ushtarake të gjeneralit Allenby në Palestinë u zhvilluan në kuadër të zbatimit të Deklaratës së Balfurit dhe sundimi ushtarak britanik në të vërtetë mbizotëronte në Palestinë. Kjo ngjarje çoi në transferimin gradual të hebrenjve të botës në Palestinë me ndihmën e kapitalistëve britanikë dhe hebrenj. Në vitin 1922, "Deklarata e Balfurit"" u miratua nga  Lidhja e Kombeve me heqjen e klauzolës së "krijimit të shtetit hebre". Që atëherë, përpjekjet e sionistëve i janë kushtuar tërheqjes së emigrantëve hebrenj nga e gjithë bota dhe dërgimi i tyre në Palestinë.

Regjimi sionist ishte, në fakt, një konspiracion me një dizajn të huaj që filloi me Deklaratën e Balfurit. Nga koha e samitit të vitit 1897 në Zvicër e deri në premtimin e Balfour në vitin 1917, sionistët ishin konfuzë dhe nuk dinin se ku të shkonin. Ugandë, Argjentinë apo gjetkë. Ishte një aspiratë, imagjinatë dhe një dëshirë. Por, me premtimin e Balfour, dëshira u shndërrua në një projekt. Një projekt që nuk mund të zbatohej pa një hartë të anglezëve kolonialistë.

Me Deklaratën e Balfurit, regjimi sionist  sajoi një histori për veten e tij, në kuptimin që ne ishim një komb i kolonizuar nga britanikët dhe me tërheqjen e Anglisë bazuar në të drejtën për vetëvendosje, shpallim shtetin tonë. Ky është një shtrembërim i qartë i realiteteve historike, sepse pa pushtimin dhe sundimin e Palestinës nga britanikët, nuk ishte e mundur të kryheshin ndryshimet demografike të cilat luajtën një rol themelor në situatën gjeografike dhe çështje të ndryshme sociale. Kjo për shkak se hebrenjtë nuk kanë rrënjë në Palestinë dhe nuk ka komb hebre në territoret e okupuara, por një numër emigrantësh hebrenj që erdhën nga vende të ndryshme me investimin e organizatave sioniste. Sir Henry Campbell Bennerman, një nga kryeministrat e Anglisë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, thotë: “Ne duhet të kemi një terren në rajonin e Azisë Perëndimore nëse duam të mbajmë kokën në botë”.

Pa dyshim, fati i popullit palestinez është një plagë e vjetër që mbetet nga konspiracioni më i madh i regjistruar në histori. Në pjesën e dytë të këtij emisioni, do të flasim më shumë për  këtë çështje.