Gotze drejt largimit nga Bayerni
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i6511-gotze_drejt_largimit_nga_bayerni
Sulmuesi Mario Gotze ka marrë dritën e gjelbër për t’u larguar nga Bayern Munich.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2016 17:08 Europe/Tirane
  • Gotze drejt largimit nga Bayerni

Sulmuesi Mario Gotze ka marrë dritën e gjelbër për t’u larguar nga Bayern Munich.

Sulmuesi 23 vjeçar ka dështuar që të tregojë formë golashënuese. Sipas mediave gjermane, drejtorët e Bayernit i kanë thënë Gotzes se ai nuk do të ketë kontratë të re dhe se nuk është në planet e Carlo Ancelottit. Liverpool dhe Manchester United janë skuadrat e interesuara për lojtarin, pa lënë anash as Juventusin që është gati të bëjë ofertë në secilin moment.