Boksieri iranian nuk pranon ndeshjen me boksierin izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i6562-boksieri_iranian_nuk_pranon_ndeshjen_me_boksierin_izraelit
Në kuadër të përkrahjes së interesave të popullit të shtypur palestinez, boksieri i kombëtares iraniane sot në garat "Rruga e Mëndafshit" në Baku të Azerbajxhanit, nuk pranoi të ndeshet me një boksier të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2016 10:57 Europe/Tirane
  • Boksieri iranian nuk pranon ndeshjen me boksierin izraelit

Në kuadër të përkrahjes së interesave të popullit të shtypur palestinez, boksieri i kombëtares iraniane sot në garat "Rruga e Mëndafshit" në Baku të Azerbajxhanit, nuk pranoi të ndeshet me një boksier të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se garat ndërkombëtare në boks "Kupa e Rrugës së Mandafshit" kanë filluar të enjten në Baku të Azerbajxhanit dhe në ditën e parë Masud Abdullahi, përfaqësuesi i kombëtares së Iranit në peshën 69 kg, në përkrahje të popullit palestinez nuk pranoi të përballet me kundërshtarin e tij pasi ishte një sportist nga regjimi sionist. Vlen të theksohet se sportistët e vendeve myslimane, sidomos sportistët iranianë nuk përballen me sportistët e regjimit sionist gjatë garave të ndryshme. Ky veprim bëhet për të përkrahur popullin e shtypur të Palestinës dhe per te bojkotuar regjimin okupator sionist.