5 kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit
Apokalipsi mund të jetë në mendjen e dikujt si kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit, për shkak të filmave të shumtë fanta-shkencorë dhe teorive të cilat mund të bëhen realitet.
Por, duket se kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit nuk është apokalipsi, por një shpërthim i një super-vullkani, thuhet sipas revistës How It Works, e cila ka publikuar pesë kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit. Super-shpërthimi i një super-vullkani është kërcënimi më i madh ndaj njerëzimit, për shkak se thuhet se ai ndodhë çdo 100,000 vjet. Kështu, sipas revistës së lartpërmendur, këto janë pesë kërcënimet më të mëdha ndaj njerëzimit:
1. Një shpërthim i një vullkani të madh
2. Bombat nukleare
3. Asteroidët që do ta godisnin Tokën
4. Një epidemi globale
5. Vdekja e Diellit
Kjo e fundit – vdekja e Diellit – mendohet se do të ndodhë një ditë, për shkak se sipas shkencëtarëve edhe ai një ditë do të mbesë “pa karburant”. Dielli e furnizon Tokën me energji, dhe kur ai do të ‘shuhej’, bërthama e tij do të pësonte kolaps dhe kështu për shkak të kolapsit, ai nuk do të mund ta mbante më balancën e fortë të gravitetit që e mban tani. Kjo do të thotë se, nëse kjo do të ndodhte, ky do të ishte edhe fundi i sistemit diellor.