Siria në prag të bisedimeve të Gjenevës
Ministri i jashtëm i Sirisë, duke kritikuar deklaratat e reja të Stefan De Mistura dhe duke theksuar se qeveria siriane po e respekton armëpushimin, shprehu gatishmërinë e qeverisë së Damaskut për të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës.
Raundi i ri i bisedimeve për krizën siriane do të zhvillohet më 14 Mars në Gjenevë nën kujdesin e Stefan De Mistura, përfaqësues special i OKB për Sirinë. Qeveria siriane gjithmonë është shprehur e gatshme të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës, por faktori që dëmton rëndë këto bisedime është hendeku i madh mes forcave të opozitës siriane. Kjo dëshmon se qeveria siriane më shumë se cdo faktor tjetër i brendshëm dhe i huaj, është e interesuar për dhënien fund të krizës 5 vjecare që ka shkatërruar Sirinë, ka shkaktuar qindra mijëra të vdekur dhe miliona të shpërngulur. Kohët e fundit, qeveria e Damaskut ka theksuar qartë se kriza siriane ka vetëm rrugëzgjidhje politike. Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka deklaruar se rrugëzgjidhja e krizës siriane është politike. Bashar Xhafari në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB, theksoi se qeveria siriane gëzon të drejtën e vazhdimit të luftës kundër terrorizmit deri në çlirimin e plotë të të gjitha territoreve siriane që janë pushtuar nga terroristët. Përfaqësuesi i Sirisë në OKB hodhi poshtë krahasimin e aktiviteteve të forcave të ushtrisë siriane dhe të aleatëve të tyre me forcat e koalicionit amerikan dhe theksoi se forcat e koalicionit amerikan sulmojnë objektet infrastrukturore të Sirisë dhe civilët sirianë. Bashar Xhafari nënvizoi se qeveria e Damaskut do të vazhdojë përpjekjet për pajtim kombëtar në të gjithë Sirinë. Nga ana tjetër, Stefan De Mistura, përfaqësuesi special i OKB për Sirinë, deklaroi se zgjedhjet presidenciale në Siri do të organizohen 18 muaj pas përfundimit të negociatave për paqe. Stefan De Mistura më parë kishte deklaruar se negociatat për paqe në Siri do të zhvillohen nga 14 deri më 24 mars dhe nuk do të zgjasin më shumë se kaq. I dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë e konsideroi të largët mundësinë për ndarjen territoriale të Sirisë dhe theksoi se marrëveshja e Gjenevës është e pandryshueshme. Ai deklaroi se marrëveshja e Gjenevës në lidhje me zgjidhjen e krizës në Siri, konsiderohet si "Libri i Shenjtë". Ndërkohë Stefan De Mistura gjithashtu ka thënë se të gjitha palët siriane e refuzojnë mundësinë e ndarjes territoriale të Sirisë, mirëpo gjatë procesit të negociatave mund të diskutohet edhe alternativa për federalizimin e Sirisë. Ai u shpreh optimist për negociatat që do të zhvillohen për zgjidhjen e krizës në Siri dhe ka thënë se mundësitë për gjetjen e një rrugëzgjidhje për krizën në Siri aktualisht janë shumë më të mëdha. Nga ana tjetër, edhe Amerika ka deklaruar se kriza në Siri nuk ka zgjidhje ushtarake. Sekretari amerikan i shtetit kërkoi ndërprerjen e shpejtë dhe të menjëhershme të luftërave në Siri. John Kerry pas takimeve me funksionarët sauditë, tha se ka ardhur koha tu jepet fund luftimeve dhe përleshjeve në Siri. Gjatë këtyre takimeve ata kanë shkëmbyer pikëpamje edhe mbi bisedimet e paqes së Sirisë në Gjenevë. Bisedimet e Gjenevës do të monitorohen nga OKB dhe organizohen pas vendosjes së armëpushimit në Siri.