Bayerni e shkatërron Werderin, sinjal Juves
Mars 12, 2016 18:00 Europe/Tirane
Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Werder Bremenit për t’u nxehur kështu para duelit me Juventusin.
Bayerni bëri proces të shkurtër me mysafirët nga Veriu i Gjermanisë. Thiago Alcantara hapi serinë në minutën e 9, para se Thomas Muller të dyfishojë në minutën e 31-të për 2-0. Në pjesën e dytë Thomas Muller realizoi një tjetër gol tani për 3-0 (65′). Bayerni i la edhe për fund dy gola, ku Lewandowski shënoi sa për të hyrë në formë (86′) për 4-0. Rezultatin definitiv për 5-0 e vuri Thiago Alcantara (90′). Me këtë fitore Bayerni ka 66 pikë, tetë pikë më shumë se Dortmundi në vendin e dytë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.