Shkencëtarët afër gjetjes së jetës në Mars
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i6781-shkencëtarët_afër_gjetjes_së_jetës_në_mars
Evropa dhe Rusia pritet që të fillojnë rrugëtimin e tyre drejt Marsit nesër, në një mision i cili ka për qëllim të kuptojë atmosferën e këtij planeti dhe mundësinë e shenjave potenciale të jetës atje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 12, 2016 18:04 Europe/Tirane
  • Shkencëtarët afër gjetjes së jetës në Mars

Evropa dhe Rusia pritet që të fillojnë rrugëtimin e tyre drejt Marsit nesër, në një mision i cili ka për qëllim të kuptojë atmosferën e këtij planeti dhe mundësinë e shenjave potenciale të jetës atje.

Sonda TGO pritet që të lansohet nga Kazakistani më 14 mars, duke shpresuar se ajo do të sjellë në Tokë dëshmi të qarta të jetës aliene në Mars, pasi të arrijë atje më 19 tetor. Misioni ‘ExoMars’ është një mision i përbashkët i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Agjencisë Ruse të Hapësirës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, TGO do të sjellë informacione të detajuara mbi gazrat atmosferikë të Marsit, me interes të veçantë për gazrat më të rrallë, të tillë si metani. Prezenca e metanit nënkupton se atje ekziston një aktivitet i shtuar në sipërfaqen e Marsit. Qëllimi i këtij misioni është që të kuptohet nëse ky gaz po vjen nga një burim biologjik apo gjeologjik, të tilla si vullkane ose mikrobe.