Nevruzgrafia 1
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i6817-nevruzgrafia_1
Gjethet e thara bien dhe zëvendësohen me ato të reja dhe të gjelbra. Njerëzit ikin dhe lindin njerëz të rinj. Nata shkon dhe bardhësia e mëngjesit e ndriçon gjithçka.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2016 05:08 Europe/Tirane
  • Nevruzgrafia  1

Gjethet e thara bien dhe zëvendësohen me ato të reja dhe të gjelbra. Njerëzit ikin dhe lindin njerëz të rinj. Nata shkon dhe bardhësia e mëngjesit e ndriçon gjithçka.

Pas çdo të shkuare ka një të ardhmen dhe me ikjen e dimrit vjen pranvera. Nata ikën dhe vjen dita. Ne gjithashtu një ditë vijmë në këtë botë dhe padashur duhet të përshkruajmë rrugën e kohës së përjetësisë. Çdo gjë gurgullon dhe zien. Koha nuk pushon është si një tren që nuk ndalon në asnjë stacion. Si është e mundur që je në qetësi, o njeri? Çohu dhe lëviz. Përgatit veten për sot dhe nesër dhe dëgjo këto fjalë të imam Aliut (as) që thotë: “ Për çdokënd që dy ditë i ka të njëjta, ai ka pësuar dëm dhe për çdokënd që e nesërmja është më e keqe se e djeshmja, ai është privuar...” .

Bilbilat me zërin e tyre thërrasin Zotin për jetën e re. Pemët që nxjerrin fruta dhe oksigjen ringjallen dhe falënderojnë Zotin. Të gjitha krijesat fillojnë të shprehin falënderimet e tyre. Kur’ani libri i fundit i shenjtë në ajetin 44 të sures Isra thotë: Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën e tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.

Përse është e nevojshme që në këtë gjallëri, ti njeri të qëndrosh i fikur dhe i qetë? Nuk është e nevojshme që ditët e netët t’i kalosh në mënyrë monotone dhe të mos zgjohesh kurrë nga gjumi i indiferencës.

Pranvera ka ardhur që së bashku me ty të këndojë këngën e bukur të zgjimit dhe madhërimit. Pra çohu, lahu me ujin e kulluar të burimit dhe hap sytë. Merr frymë thellë dhe shijo erën dhe aromën e luleve shumëngjyrëshe. Hap gonxhen dhe rritu. Nis rrugën e mësimit, bindjes, edukimit dhe rifreskimit të shpirtit. Po bindja tek Zoti, së bashku me studimin, sportin, harenë, përfitimin e talenteve të ndryshme, rindërtimi i brendshëm dhe i moralit, njeriun e drejton për në rrugën e perfeksionimit dhe lartësimit të tij.

Në pranverën gjallëruese, kanarinat kur shikojnë lulet dhe bimët e çelura, ringjallen përsëri dhe nisin të këndojnë. Lulet e bardha dhe të kuqe të pemëve frutore dhe shiu i pranverës, thërrasin njeriun dhe i thonë që të ngrihet dhe me këtë bukur të tokës të zgjohet, të heqë mëritë nga zemra dhe të ndjekë rrugën e sinqeritetit, miqësisë dhe të një jete sa më të bukur e me dinjitet. Në këtë gjallëri edhe ti ngrihu dhe lëviz me jetën. Si është e mundur që toka dhe dheu ngrihet dhe gjallërohet, ndërsa ti që ke dalë nga dheu me vullnetin e Zotit, nuk mendon që të ngrihesh përsëri? Ashtu si shpendët dhe zogjtë tundin pendët e tyre të dimrit dhe lëvizin me shpresë në folenë e tyre, edhe ti përqendrohu në shpirtin tënd ngrihu dhe përpiqu që me madhështi dhe mirësi të krijojë rezerva për ahiretin.

Me ardhjen e pranverës i ftohti dhe ngrica që kishte përfshirë çdo gjë, tashmë vendoset në një cep dhe vendin e saj në natyrë e zë i ngrohti dhe gjallëria. Duket sikur në natyrë këndohet një këngë e re në të cilën angazhohen të gjithë. Pjesa që i takon njeriut në pranverë, është mësimmarrja dhe mendimi. Mendimi i thellë ndaj asaj që ka kaluar. Jeta e dalë nga i ftohte dhe vdekja. Mendimi për atë se jeta ka realitet dhe pas vdekjes vjen një jetë tjetër? Cila është e vërteta e jetës dhe e të jetuarit. Kjo është një temë të cilën dija e njeriut akoma nuk e ka zbuluar. Mirëpo fetë hyjnore kanë folur për atë se cila është e vërteta e jetës dhe feja islame e ka shtjelluar atë në mënyrë të plotë. Në këtë fe thuhet se çdo veprim e ka pasqyrën e vet në ahiret dhe veprimet tona në këtë botë janë bazë për atë që ndodhë për ne në botën tjetër. Të bësh mirë apo keq, të arrestohesh dhe veprimi i gabuar, secili prej tyre kanë karakteristikat e veçanta që ne na çojnë në anë të parajsës apo të ferrit. Ky është realiteti të cilin nuk e përfiton çdokush. Sipas Kur’anit vetëm ata që kanë tru të pastër dhe të dalë nga lëkura mund ta kuptojnë dhe perceptojnë këtë realitet. Për të arritur këtë fazë është e nevojshme të kalosh disa faza të dijes. Në fillim kur truri i njeriut është i freskët, ai është i përzierë me mendime, paragjykime dhe imagjinata. Sa herë që truri i njeriut të arrijë atë fazë ku ai të çlirohet nga imagjinatat dhe paragjykimet, ai tru pastrohet. Pranvera na fton për në këtë fazë të rigjenerimit dhe pastrimit.

Një person e pyeti imam Aliun (as): E ke parë Zotin tënd?

Imam Aliu (as) u përgjigj: Unë nuk i falem dhe nuk i bindem një zoti që nuk e kam parë. Pastaj tha: Sytë atë nuk e shikojnë po zemra me anë të besimit tek Ai, e shikon Atë.

Nevruzi vjen për të na pastruar nga pluhuri i indiferencës dhe për të na thënë se kurrë nuk është vonë për tu ringjallur dhe për ndryshim. Nëse deri tani nuk keni arritur të ndryshoni stilin e jetës, akrepat e zemrës kthejini në anë të Zotit dhe rishiko bindjen tënde. Mbase është e nevojshme që të rifreskosh bindjen dhe besimin tënd. Rreth e qark shiko me kujdes dhe vështro se si Zoti ambientin e bukur të natyrës dhe jetës e ka përgatitur për ty. Pra edhe ti mundohu dhe përpiqu të zbulosh talentin dhe dhuntitë që ke që të zbulosh vetveten dhe nëpërmjet vetes të kuptosh madhështinë e Krijuesit. Ashtu siç thuhet edhe në hadithin e Kodsit, kur njeriu nuk përpiqet që të zbulojë dhe njohë vetveten, ai nuk mund të njohë mirë edhe Krijuesin.

O pranverë, të falënderoj që me ardhjen tënde çdo vit të ri na jep frymë të re dhe ne na inkurajon që të përmirësohemi dhe drejtohemi ashtu siç duhet.