Irani në vitin që kaloi...1
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i6895-irani_në_vitin_që_kaloi...1
Diplomacia e Iranit në vitin që kaloi kaloi me sukses një sprovë të vështirë e tepër të rëndësishme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2016 20:01 Europe/Tirane
  • Irani në vitin që kaloi...1

Diplomacia e Iranit në vitin që kaloi kaloi me sukses një sprovë të vështirë e tepër të rëndësishme.

Ekipi negociator i Iranit i kryesuar nga ministri i jashtëm i RII z. Muhamed Xhevad Zarif pas rreth dy viteve bisedime të vështira e intensive, arriti një sukses të madh duke mos lejuar që fuqitë arrogante me presione politike e ekonomike të pengojnë rrugën e progresit të Iranit. Anulimi i sanksioneve të padrejta dhe njëkohësisht ruajtja e të drejtës legjitime bërthamore të Iranit ishte një sukses i madh që dëshmoi fuqinë e butë të Iranit përballë komploteve të komplikuara të armiqve.

Spikeri

Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 përveçse ruajti dijen bërthamore, u bë shkak për heqjen e sanksioneve. Vitet e kaluara armiqtë kanë vendosur sanksione të gjithanshme me pretekste të ndryshme dhe këto sanksione e detyruan Iranin që lëndën e parë ta fusë me disa ndërmjetës dhe kjo çoi në rritjen e çmimeve. Duke patur parasysh veprimet e ndërmarra është krijuar një ambient i përshtatshëm për ekonominë e Iranit dhe tani puna duhet përqendruar për forcimin akoma më të madh të ekonomisë. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe Grupit 5+1 edhe pse nuk është një marrëveshjeje e plotë, mirëpo heqja e sanksioneve dhe respektimi i të drejtës së Iranit për posedimin e energjisë atomike, është në kuadër të kërkesave të Republikës Islamike të Iranit. Aktivitetet e programit atomik të Republikës Islamike të Iranit gjithnjë kanë qenë paqësore dhe është vendosur që këto aktivitete tani e tutje të zhvillohen me një transparencë edhe më të madhe në mënyrë që Bashkësia Botërore të kuptojë se programi atomik i Iranit është paqësor. Padyshim, marrëveshja bërthamore është një fitore e të gjithëve në sferën ekonomike dhe politike dhe mesazhi rajonal i kësaj marrëveshjeje është ky që kur është bërë e mundur zgjidhja e një mosmarrëveshjeje e cila dukej e pazgjidhshme, atëherë nuk ekziston kurrfarë pengese për të zgjidhur mosmarrëveshjet e popujve të cilët kanë aspekte të përbashkëta historike, fetare, kulturore etj.

Spikeri

Duhet theksuar se një nga arritjet e rëndësishme të bisedimeve bërthamore ishte ndalja e projektit të iranofobisë në rajon dhe në botë. Para marrëveshjes bërthamore, imazh i Iranit në botë ishte imazh i gabuar, i tjetërsuar dhe Irani konsiderohej si kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe ky ishte imazhi që përhapnin armiqtë e popullit iranian. Pas bisedimeve të suksesshme bërthamore, popujt e botës e kuptuan se iranofobia nuk ka asnjë të vërtetë dhe se populli iranian është një popull paqedashës dhe miqësor. RII nuk ka pretendim ndaj asnjë vendi dhe nuk ka ndërhyrë e nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve. Pas marrëveshjes bërthamore, për të gjithë u bë e qartë se RII dëshiron marrëdhënie të mira politike, ekonomike dhe kulturore me të gjitha vendet e botës. Populli iranian 37 vite më parë u ngrit për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar, duke sfiduar fuqitë botërore dhe duke e çuar në fitore Revolucionin islamik dhe që në ditët e para të fitores së Revolucionit u shpreh qartë për marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe me të gjitha vendet e botës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se qëllimi i qeverisë iraniane është shndërrimi i iranofobisë në admirim ndaj Iranit dhe prezantimi i një imazhi të vërtetë të Iranit për të gjithë botën. Hasan Ruhani deklaroi se qeveria e njëmbëdhjetë e Iranit që nga fillimi i mandatit të saj ka bërë përpjekje që me heqjen e sanksioneve të padrejta, të hapën rrugët për eksportin e produkteve iraniane në mbarë botën. Ai shtoi se kërcënimet aktualisht janë shndërruar në raste për zhvillim dhe vendet të cilat në një kohë ishin distancuar nga Irani, aktualisht po bëjnë konkurrencë me vendet e tjera për të hyrë në tregun e Iranit dhe për të investuar në sektorë të ndryshëm. Me punë, përpjekje, thithjen e investimeve, zhvillimin e teknologjisë dhe hapjen e tregjeve të reja për eksportin e produkteve iraniane, do të realizohet zhvillimi dhe progresi ekonomik i Iranit. Zbatimi i marrëveshjes bërthamore ka krijuar rast të mirë për zhvillimin ekonomik dhe për të forcuar unitetin e popullit të Iranit. Natyrisht, zbatimi i marrëveshjes bërthamore ka filluar të japë rezultate konkrete dhe vizitat e shumë delegacioneve të larta nga e gjithë bota në Iran dëshmon për interesimin e vendeve të botës për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Iranin.

Spikeri

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në përgjigje të letrës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, ka folur mbi disa pika të rëndësishme lidhur me heqjen e sanksioneve dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit me grupin 5+1. Lideri suprem i këshilloi funksionarët e Republikës Islamike të Iranit që të jenë të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm përballë mashtrimeve dhe lojërave të Amerikës dhe të kujtojnë të kaluarën. Lideri suprem i Revolucionit Islamik theksoi se duhet bërë kujdes që pala tjetër të zbatojë zotimet e saj. Qeveria amerikane në 37 vitet e kaluara nuk ka kursyer asnjë armiqësi kundër Republikës Islamike të Iranit. Gjatë kësaj kohe Irani gjithmonë ka vepruar në kuadër të përballjes me radikalizmin, ekstremizmin dhe agresivitetin në rajon. Amerika që pretendon për luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit, ka përfituar nga veprimet e Iranit në këtë fushë. Ndër to mund të përmendim veprimet e Iranit në Afganistan në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit në kohën e sulmit të Amerikës kundër Afganistanit në vitin 2001. Qeveria amerikane në vend që të falënderonte Iranin për luftën e tij kundër radikalizmit dhe terrorizmit në Afganistan, Iranin e akuzoi si vend i boshtit të sherrit. Sot gjithashtu në fushatën elektorale për president të Amerikës, kandidatët për president i janë kundërvënë Iranit dhe kjo ka ngjallur dyshime të shumta mbi zbatimin e zotimeve të palës amerikane në marrëveshjen bërthamore. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në përgjigjeje ndaj letrës së z. Hasan Ruhani, presidenti i RII, ka shprehur kënaqësi në lidhje me tërheqjen e perëndimit përballë rezistencës së popullit iranian dhe vlerësoi punën e negociatorëve bërthamorë iranianë.

Spikeri

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në letrën dërguar presidentit iranian në përgjigjeje të letrës së këtij të fundit, gjithashtu, ka vlerësuar edhe punën dhe përpjekjet e presidentit iranian z. Hasan Ruhani, ministrit të punëve të jashtme dhe të gjithë delegacionin negociator të Republikës Islamike të Iranit. Ajetollah Khamenei në këtë letër ka shkruar: "Zgjidhja e problemeve ekonomike të Iranit varet nga përpjekjet e pandalshme dhe të matura në të gjitha sektorët drejt ekonomisë rezistente, për arsye se vetëm heqja e sanksioneve nuk mjafton për zgjidhjen e problemeve ekonomike të vendit dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Disa faktorë kanë bërë shpenzime të mëdha në fushën propagandistike duke pretenduar se për arritjen e kësaj marrëveshjeje është paguar një çmim i lartë, prandaj duhet treguar kujdes dhe vigjilencë ndaj këtyre faktorëve të cilët mundohen të mbulojnë të vërtetën dhe pretendojnë se Irani duhet të jetë falënderues i perëndimi. Faktorë të tillë synojnë të devijojnë opinionin publik nga e vërteta. Institucionet iraniane megjithatë duhet të jenë vigjilente dhe të vëzhgojnë procesin e zbatimit të angazhimeve nga pala tjetër, për arsye se deklaratat e disa funksionarëve amerikanë kanë shkaktuar mosbesim dhe dyshime. Ky sukses diplomatik gjithashtu është arritur falë rezistencës dhe qëndresës së popullit iranian kundrejt arrogancës botërore dhe politikës së dhunshme të saj. Prandaj, ky sukses duhet të merret si shembull edhe për çështjet e tjera dhe ngjarjet në Republikën Islamike të Iranit. Ajetollah Khamenei në këtë letër pasi u ka uruar suksese të tjera funksionarëve të qeverisë iraniane, përsëri ka theksuar: "Në asnjë mënyrë nuk duhet treguar neglizhencë ndaj intrigave dhe sabotimeve të shteteve perëndimore, sidomos Amerikës rreth kësaj çështjeje dhe çështjeve të tjera".

Spikeri

ANEA në raportin e parë pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1, konfirmoi zbatimin e angazhimeve të Iranit dhe deklaroi se programi atomik i Iranit që nga koha e zbatimit të kësaj marrëveshje, ka respektuar nivelin e caktuar. Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, në reagim ndaj pretendimeve të disa anëtarëve të Këshillit të Guvernatorëve të cilët i quajtën të pamjaftueshme detajet e paraqitura në raportin e tij, deklaroi: "Raporti im është përgatitur në bazë të Rezolutës 2231 të miratuar nga KS i OKB dhe në bazë të rezolutës e cila u miratua nga Këshilli i Guvernatorëve në dhjetorin e vitit të kaluar, prandaj detajet e ofruara në këtë raport përmbajnë pikat në të cilat kanë theksuar këto dy rezoluta". Amano gjithashtu theksoi: "Rezoluta 2231 e KS dhe rezoluta që është miratuar në Këshillin e Guvernatorëve në dhjetorin e vitit të kaluar, janë shumë të ndryshme në krahasim me rezolutat e kaluara". Amano në vazhdim të deklaratave të tij shtoi se ANEA ka për obligim të vëzhgojë dhe të raportojë procesin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore. Detajet të cilat unë i sjell në raportin tim, janë pikërisht ato çështje rreth të cilave duhet të raportohet në bazë të përcaktimit të ANEA,- tha Amano. Në këtë kuadër, Reza Naxhafi, përfaqësues i Iranit në ANEA, theksoi se vendet të cilat kërkojnë më shumë detaje në raportin e z. Amano duhet të kenë parasysh se kërkesat e tyre nuk përputhen me marrëveshjen bërthamore. Rezoluta e re e KS të OKB nuk i lejon këto vende që të kenë në dispozicion më shumë detaje. Këto kërkesa nuk duhet të shkaktojnë zbulimin e informacioneve sekrete të Republikës Islamike të Iranit. Transparenca nuk do të thotë që të zbulohen informacionet sekrete të vendeve. Në marrëveshjet e arritura mes dy palëve është theksuar se ANEA duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të ruajtur informacionet sekrete të vendeve anëtare,- theksoi ndër të tjera z. Naxhafi. Sidoqoftë, duket theksuar se arritja dhe zbatimi i marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe G 5+1 dëshmoi se edhe mosmarrëveshjet më të thella mund të zgjidhen me anë të dialogut duke krijuar një klimë më të mirë për garantimin e paqes dhe stabilitetit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Ky sukses i madh i Iranit hap horizonte të reja zhvillimi dhe progresi të gjithanshëm për popullin iranian dhe për popujt e rajonit dhe të botës.