Irani në vitin që kaloi...2
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i6898-irani_në_vitin_që_kaloi...2
Me anulimin e sanksioneve ekonomike dhe financiare dhe pas hyrjes në zbatim të marrëveshjes bërthamore, Irani hyri në një fazë të re të bashkëpunimit ekonomik. Kjo përpjekje është shoqëruar me hapa seriozë drejt reduktimit të problemeve të brendshme ekonomike. Këto hapa në kuadër të ekonomisë rezistente janë përkrahur dhe inkurajuar edhe nga Lideri suprem i revolucionit islamik me qëllim që të forcohen bazat e ekonomisë kombëtare të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2016 20:52 Europe/Tirane
  • Irani në vitin që kaloi...2

Me anulimin e sanksioneve ekonomike dhe financiare dhe pas hyrjes në zbatim të marrëveshjes bërthamore, Irani hyri në një fazë të re të bashkëpunimit ekonomik. Kjo përpjekje është shoqëruar me hapa seriozë drejt reduktimit të problemeve të brendshme ekonomike. Këto hapa në kuadër të ekonomisë rezistente janë përkrahur dhe inkurajuar edhe nga Lideri suprem i revolucionit islamik me qëllim që të forcohen bazat e ekonomisë kombëtare të Iranit.

Spikeri

Zbatimi i marrëveshjes bërthamore krijoi kushtet e forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Iranit dhe vendeve të tjera të botës. Periudha pas sanksioneve u karakterizua nga rifillimi i marrëdhënieve serioze ekonomike mes Iranit dhe shumë vendeve. Vitin e kaluar, shumë delegacione ekonomike dhe tregtare iranianë vizituan vende të ndryshme të botës dhe shumë delegacione tregtare të vendeve evropiane, ayiatike dhe afrikane vizituan Iranin. Në Teheran u organizua takimi i krerëve të vendeve anëtare të Organizatës së vendeve eksportuese të gazit dhe ky eveniment ishte një rast i mirë për bisedime mes Iranit dhe vendeve evropiane për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh sidomos në sektorin e energjisë.

Spikeri

Vitin e kaluar, në sekretarinë e Organizatës së bashkëpunimit ekonomik (ECO) në Teheran, u organizua takimi i 26-të i Këshillit të programimit rajonal të kësaj organizate. Irani është i mendimit se shtimi i komunikimit social në botë dhe roli themelor në shkëmbimin e informacioneve shkencore dhe kulturore në jetën sociale të kombeve, e bën të nevojshëm ngritjen e ndërlidhjeve aktive mes të gjitha shoqërive në botë. Në këtë kuadër, vendet e organizatës ECO me 400 milionë banorë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në të gjitha sferat e zhvillimit, por kjo ka nevojë për koordinim dhe programim mes 10 vendeve anëtare. Aktualisht, për vendet anëtare të ECO-s akoma nuk është krijuar një strukturë e përshtatshme ndërlidhjeje dhe komunikacioni tha se kjo strukturë duhet zhvilluar në përputhje me kapacitetet e vendeve anëtare. Vendet e organizatës së bashkëpunimit ekonomik ECO kanë mundësi të shumta bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe tregtisë si dhe në sektorin e energjisë. Këto vende mund të bashkëpunojnë në sektorin e projektimit të programeve softuerë dhe të pajisjeve harduerë, në zbatimin e shërbimeve elektronike të qeverive, në shtimin e ndërlidhjes dhe teknologjisë informative si dhe shumë sektorë të tjerë.

Spikeri

Presidenti iranian duke folur në prag të 37 vjetorit të fitores së revolucionit islamik, deklaroi se Irani nuk ka kërcënuar asnjë vend. Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi deklaroi se sot bota e ka kuptuar se kombi iranian është një komb i logjikës dhe i principeve që ka luajtur dhe luan një rol të madh dhe të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit. Ndër të tjera presidenti iranian z. Hasan Ruhani tha: Sionistët dhe hegjemonistët e botës, kanë bërë propaganda të shumta për të treguar një imazh të egër, jo real dhe të tjetërsuar për Iranin dhe iranianët me qëllim që ata të realizojnë politikën e tyre të iranofobisë në rajon dhe në botë. Presidenti iranian foli mbi sukseset e kombit iranian pas fitores së revolucionit islamik siç është suksesi në mbrojtjen e lavdishme dhe suksesi në negociatat bërthamore dhe tha se aktualisht kushtet dhe ambienti i ri ka hapur mundësi për bashkëpunim me botën dhe aktivitete të shumta në fushën ekonomike kulturore dhe sociale. Në kushtet kur çmimi i naftës në tregun botëror ka rënën nën 30 $ për fuçi, zoti Ruhani foli edhe mbi programet ekonomike të qeverisë iraniane dhe tha se vetëm 25% e buxhetit të vitit të ardhshëm është i bazuar tek të ardhurat nga nafta dhe nëse çmimi i naftës ngrihet, Irani përsëri duhet të përqendrohet në eksportin e produkteve jo naftore. Meqenëse nafta ka ndikim përcaktues në buxhetin e Iranit dhe rreth 54 % e buxhetit publik bazohet tek të ardhurat nga eksporti i naftës, qeveria iraniane në përpilimin e buxhetit të ri ka reduktuar ndjeshëm varësinë financiare nga shitja e naftës. Presidenti iranian tha se zgjerimi i marrëdhënieve me të gjitha vendet e botës është prioritet i qeverisë iraniane dhe shtoi: Irani në marrëdhëniet e tij nuk dëshiron të përqendrohet vetëm tek marrëdhëniet me perëndimin dhe në asnjë mënyrë Irani nuk do të harrojë ato vende mike të cilat kanë mbështetur Iranin në kushte të vështira. Duke folur mbi përpjekjet e disa vendeve për të krijuar tensione në rajon dhe për të zgjeruar iranofobinë presidenti iranian tha: Nëse ata heqin dorë nga politikat e tyre, populli iranian do t'i falë. Nëse disa vende synojnë të dëmtojnë interesat e Republikës Islamike të Iranit, Teherani do të marrë vendime serioze dhe ndëshkime. Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë ndihmat për vendet si Iraku dhe Siria në luftën e tyre kundër terrorizmit dhe Irani është i mendimit se e ardhmja e këtyre vendeve duhet të përcaktohet nga vetë popujt e tyre, tha në fjalën e tij presidenti Hasan Ruhani.

Spikeri

Vitin e kaluar, u lehtësuan dukshëm marrëdhëniet tregtare dhe financiare të Iranit me botën. Zëdhënësi i qeverisë iraniane deklaroi se tashmë Irani ka qasje në më tepër se 100 miliardë dollarë vlerë në fondet tejoqeanike, që janë zhbllokuar pas arritjes së marrëveshjes madhore atomike me fuqitë botërore. Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Mohammad Bagher Nobakht, tha se pjesa më e madhe e fondeve ishte e depozituar në Kinë, Indi, Japoni, Korenë Jugore dhe Turqi, dhe ishin ngrirë pas sanksioneve ndërkombëtare, që ishin ashpërsuar në vitin 2012, për shkak të programit bërthamor të Iranit. “Këto fonde janë liruar plotësisht dhe ne mund t’i përdorim”, tha Nobakht. Pjesa më e madhe e parave do të mbeten në banka, tha ai, pasi Irani do të blejë prodhime të jashtme. Njëherësh, Bankë Qendrore e Iranit, ka bërë të ditur se nëntë banka iraniane tashmë janë rilidhur në SËIFT, që është një organizatë me seli në Belgjikë, e cila lejon transferë parash ndërmjet institucioneve financiare në gjithë botën. Marrëveshja atomike e vlerësuar si historike ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, e nënshkruar vitin e kaluar, ka rezultuar me tërheqje të sanksioneve ndërkombëtare, pasi Kombet e Bashkuara kanë çerfitikuar se Irani i ka plotësuar të gjitha obligimet e parapara për kufizimin e aktiviteteve bërthamore.

Spikeri

Vitin e kaluar, presidenti iranian zhvilloi vizita të rëndësishme, por turneu i tij në Itali dhe Francë tërhoqi vëmendjen e qarqeve politike dhe mediatike të botës. Takimi mes presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministrit të Italisë u mbajt në Romë ku u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi dhe mirëkuptimi në fushën e ekonomisë, kulturës, higjienës, shëndetësisë dhe mjekësisë. Këto marrëveshje kapën shifrën 17 miliard euro dhe do të ndikojnë shumë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Teheran-Romë. Pas këtij takimi presidenti iranian tha: Ne për vite me radhë kemi patur bashkëpunim të gjerë kulturor, shkencor dhe ekonomik me Italinë dhe Italia ka qenë një prej partnerëve të parë të Iranit. Populli iranian ka mbresa të mira ndaj popullit, drejtuesve dhe kompanive italiane dhe ashtu siç tha kryeministri italian, bashkëpunimi ynë do të jetë 360 gradë,- tha në fjalën e tij presidenti i Republikës Islamike të Iranit. z. Ruhani shtoi se në fushën bërthamore bota arriti të zgjidhë një çështje në tryezën e bisedimeve dhe kjo është një mrekulli politike dhe ky shembull mund të jetë me ndikim në Lindjes së Mesme, Afrikë, Evropë dhe Azi. Nga ana e tij Mateo Renzi kryeministër i Italisë tha se në takim me presidentin iranian janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë, urbanistikës, infrastrukturës, shëndetit dhe mjekësisë dhe shtoi se sot është një ditë e madhe dhe për popullin italian bashkëpunimi ekonomik në kushtet e krizës ekonomike është tepër e rëndësishme dhe të tilla bashkëpunime mund ta nxjerrin italianë nga recesioni.

Spikeri

Në atmosferën e re pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, vitin e kaluar zhvilloi një vizitë në Francë për të biseduar me francezët në lidhje me interesat dhe kushtet e zgjerimit marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve duke lënë anash mosmarrëveshjet. Pas Italisë, Franca ishte destinacioni i dytë i turneut të presidentit iranian në Evropë. Republika Islamike e Iranit dhe Franca duke nënshkruar 20 marrëveshje bashkëpunimi, hapën një horizont të ri të marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve. 20 marrëveshje bashkëpunimi në sektorët e politikës, ekonomisë, financave, kulturës, shkencës, arsimit dhe teknologjisë janë nënshkruar sot në Paris në prani të presidentit të RII z. Hasan Ruhani dhe të presidentit të Francës, z. Francois Hollande. Dokumenti i quajtur ''Harta e rrugës për forcimin e marrëdhënieve Iran-Francë'' ishte dokumenti i parë i nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të RII dhe Francës. Presidenti iranian z. Hasan Ruhani ka zhvilluar takime me presidentin francez, Francois Hollande, ku ka diskutuar mbi çështjen e marrëdhënieve bilaterale dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë. Presidenti iranian ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e kompanive të mëdha franceze dhe gjithashtu mbajti një fjalim në një takim me intelektualë të Qendrës për Studime në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Marrëveshjet ekonomike dhe tregtare të nënshkruara mes Iranit dhe Francës gjatë vizitës së z. Ruhani kapën shifrën 25 miliard euro. Vizita e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Francës dhe rezultatet e kësaj vizite paraqitën më së miri forcën e diplomacisë iraniane.

Spikeri

Gjatë vitit të kaluar, Irani përshpejtoi hapat për shfrytëzimin sa më të madh të burimeve të naftës dhe gazit për të rimarrë pozitën e tij në tregun botëror të energjisë. Drejtori operativ i kompanisë kombëtare të gazit të Iranit njoftoi se janë zhvilluar infrastrukturat që i lejojnë Iranit të ketë prani të fuqishme në tregun botëror të energjisë. Abdul Husejn Sameri tha se prodhimi i derivateve të ndryshme të gazit në rafineritë iraniane gjatë 11 muajve të fundit është rritur me 20 % dhe ka arritur në 27.8 milionë metër kub. Drejtori operativ i kompanisë kombëtare të gazit të Iranit tha se gjatë 11 muajve të fundit Irani ka arritur të depozitojë 162.5 miliardë metër kub gaz. Sipas tij, 5.21 miliardë metër kub gaz janë nxjerrë nga faza 12 dhe 3.58 miliardë metër kub gaz janë nxjerrë nga faza 17 dhe 18 e Parsit jugor. Nga ana e tij, ministri iranian i naftës ka thënë: Eksporti i naftës bruto dhe i gazit të kondensuar të Iranit në muajin shkurt ka arritur në 1 milion e 750 mijë fuçi në ditë. z. Bizhan Zangane në një konferencë me gazetarë në lidhje me eksportin e naftës bruto pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ka thënë: Eksporti i naftës bruto dhe i gazit ët kondensuar të Iranit në muajin shkurt ka arritur në 1 milion e 750 mijë fuçi në ditë. Ai ka shtuar: Eksporti i naftës dhe i gazit të Iranit në muajin shkurt në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar është shtuar për 400 mijë fuçi në ditë. Zangane ka deklaruar: Eksporti i naftës iranian pas një viti do të shtohet në më shumë se një milion fuçi dhe Irani do të eksportojë mbi 2 milion fuçi naftë në ditë.