Gjykatësja libaneze dënon tre të rinj: Mësoni përmendësh suren Ali Imran!
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i68993-gjykatësja_libaneze_dënon_tre_të_rinj_mësoni_përmendësh_suren_ali_imran!
Një gjykatëse e krishterë në Liban lëshoi një vendim interesant për të dënuar tre të rinj që fyenin hazretin Merjem.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 12, 2018 20:41 Europe/Tirane
  • Gjykatësja libaneze dënon tre të rinj: Mësoni përmendësh suren Ali Imran!

Një gjykatëse e krishterë në Liban lëshoi një vendim interesant për të dënuar tre të rinj që fyenin hazretin Merjem.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Jocelyn Mateu, një gjykatëse e krishterë në Tripoli, në Libanin verior, në vend që t’i dënojë me burgim tre të rinjtë që ofenduan imazhin e pastër të hazretit Merjem,  i dënoi ata të mësojnë përmendësh suren Ali Imran nga Kur'ani i Shenjtë, ku flitet për pozitën e hazretit Merjem dhe për lindjen e Jezu Krishtit. Kjo gjykatëse vendosi t’i detyrojë të rinjtë të kuptonin marrëdhëniet mes feve dhe dashurinë e myslimanëve ndaj hz. Merjem, dhe të kundërshtojnë idetë ekstremiste që janë të pavlefshme. Vendimi i kësaj gjyqtareje është mirëpritur gjerësisht nga politikanët dhe qytetarët libanezë. Sa'ad al-Hariri, kryeministri libanez, në një mesazh në Twitter shkroi se "gjykatësja Mateu dhe vendimi i saj për t’i detyruar të rinjtë të mësojnë përmendësh suren Ali Imran nga Kur'ani i Shenjtë, janë kulmi i drejtësisë dhe mishërim i koncepteve të përbashkëta mes myslimanëve dhe të krishterëve".