Irani në vitin që kaloi...3
Një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditëve të fundit të vitit të kaluar në Iran ishte organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe për Këshillin e ekspertëve të lidershipit. Këto zgjedhje ishin në qendër të vëmendjes së qarqeve politike e mediatike rajonale e ndërkombëtare. Në këtë emision do ti hedhim një vështrim këtyre zgjedhjeve tepër të rëndësishme e vendimtare.
Spikeri
Qytetarët iranian më 26 Shkurt ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e legjislaturës së 5-të të Kuvendit të ekspertëve dhe deputetët e legjislaturës së 10-të të Parlamentit Islamik. Në këto zgjedhje të cilat ishin të një rëndësie të veçantë për shoqërinë e Iranit, garuan kandidatë pavarur, kandidatë të reformatorëve, konservatorëve dhe të moderuarve, pjesë e të cilëve është edhe presidenti aktual Hasan Ruhani. Gjithsej u regjistruan që të ushtrojnë të drejtën e votës 54 milionë e 915 zgjedhës. Në mbarë Iranin u hapën 120 mijë qendra votimi. Ministri i brendshëm i RII ka njoftuar se në tërësi në zgjedhje kanë marrë pjesë 62 % e qytetarëve me të drejtë vote. "Pjesëmarrja në Teheran ishte rreth 50 për qind dhe rreth 62 për qind në të gjithë vendin ku kishte një pjesëmarrje të mirë", tha Abdulreza Rahmani Fazli. Ai shtoi se të dyja zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe në përputhje me ligjin dhe të gjitha rregulloret tjera të zgjedhjeve. Ministri iranian theksoi se Këshilli Kushtetues së shpejti do të fillojë punën për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve. Rahmani Fazli tha se raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në fund të muajit të dytë sipas kalendarit iranian në koordinim me Këshillin Kushtetues. Nga ana e tij, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani pjesëmarrjen e gjerë të votuesve në zgjedhjet parlamentare e cilësoi pasqyrë të kapitalit shoqëror, fuqisë kombëtare, vigjilencës politike dhe njohjes publike të popullit iranian. Dr. Hasan Ruhani tha se zgjedhjet e 37 viteve të kaluara janë suksese të Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi: Në kushtet kur në rajon mbizotëron pasiguria dhe destabiliteti, siguria dhe qetësia në organizimin e zgjedhjeve në të gjithë Iranin dëshmon për fuqinë e forcave të rendit të sigurisë dhe ato ushtarake. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu falënderimet për ministrinë e brendshme, ekipet monitoruese, prefekturat, forcat e rendit dhe ato ushtarake dhe subjektet politike dhe sociale dhe mediat në vend që punuan për organizimin e zgjedhjeve të rregullta dhe të shëndetshme. Përsa i përket zgjedhjeve parlamentare, në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve 67 deputetë që fituan ishin deputetë edhe në legjislaturën e mëparshme, ndërsa të tjerët ose humbën, ose do garojnë në raundin e dytë. Deri tani janë bërë të ditur 226 deputetët e legjislativit të ri, ndërsa 64 deputetë të tjerë do të garojnë në raundin e dytë. Zgjedhjet për Parlamentin e Iranit shënuan një ndryshim prej 70 % nga përbërja e legjislaturës së mëparshme çka dëshmon për hyrjen e forcave të reja politike në Parlament. Në zgjedhjet parlamentare garuan mbi 12 mijë kandidatë përfshirë më shumë se 1 mijë e 100 gra, në përpjekje për të zënë 290 vendet në parlamentin e Republikës Islamike të Iranit që dëshmon për një rritje të konsiderueshme të numrit të kandidatëve në krahasim me zgjedhjet e mëparshme dhe një rekord botëror që shpreh qartë realitetin e demokracisë fetare në Iran. Këto zgjedhje dëshmuan se për çështjet e vendit rolin e parë dhe të fundit e luan vota e popullit. Në bazë të nenit 59 të Kushtetutës së RII, Parlamenti është organi më i rëndësishëm vendimmarrës në RII.
Spikeri
Edhe zgjedhjet për Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit nuk ishin më pak të rëndësishme se ato parlamentare. Këshilli i Ekspertëve të Lidershipit ka një rol të rëndësishëm në formimin, qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Këshilli i Ekspertëve të Lidershipit deri më tani ka luajtur një rol të madhe në forcimin e unitetit kombëtar, në forcimin e sigurisë së Iranit dhe në vazhdimësinë e vlerave të larta të Revolucionit, si dhe në ruajtjen e identitetit islamik të shoqërisë. Detyra për përcaktimin e liderit dhe përgjegjësia për vëzhgimin e kushteve të lidershipit si boshti themelor i Revolucionit, popullit dhe i sistemit të Republikës Islamike, janë përgjegjësitë më të rëndësishme të këtij organi. Ky organ formon bazat kryesore të sistemit të Republikës Islamike të Iranit, prandaj është një institucion me rëndësi të madhe. Këshilli i ekspertëve ka për detyrë që në rast të vdekjes së Liderit suprem dhe udhëheqësit të Revolucionit Islamik, të kryesojë vendin dhe sa më shpejt të zgjedhë lideri e ri të RII. Për këtë anëtarë të Kuvendit të ekspertëve duhet të zgjidhen juristë të shquar dhe që kanë kredibilitet prandaj, kjo përgjegjësi nuk mund të shndërrohet në vegël të dikujt tjetër. Anëtarët e Këshillit të Ekspertëve zgjidhen direkt me votën e popullit dhe ata zgjedhin dhe mbikëqyrin liderin suprem të revolucionit islamik. Në Këshillin e Ekspertëve nuk mund të hyjë askush përpos atyre që kanë përvojë dhe kanë njohuri për autoritetin fetar dhe personat që kanë aftësitë për të qenë muxhtehidë fetarë. Çdo anëtar i këtij organi duhet ta kuptojë kohën dhe vendin dhe të veprojë në përputhje me rrethanat, të jetë i njohur me zhvillimet në botë dhe të kuptojë trendet botërore dhe lëvizjet sociale dhe me guxim t'i përgjigjet të gjitha veprimeve armiqësore. Një nga angazhimet e Kuvendit të ekspertëve është monitorimi i punës së udhëheqësit të revolucionit islamik. Ata vazhdimisht analizojnë fuqinë e tij të gjykimit, aktivitetet fetare dhe fuqinë e kontrollit.
Spikeri
Në ditën e fundit të vitit të kaluar iranian, Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit islamik në takimin e fundit me anëtarët e Kuvendit të katërt të ekspertëve, duke analizuar praninë masive të popullit në zgjedhjet e 26 shkurtit, ka deklaruar ka thënë: Populli iranian duke marrë pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në RII, ka dëshmuar për besimin që ka për sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Në vazhdim të fjalës së tij, Lideri suprem theksoi: Populli iranian në zgjedhjet për Parlamentin islamik dhe për Kuvendin e ekspertëve me pjesëmarrjen prej 62 % në zgjedhje, ka lënë mbrapa shumë vende që pretendojnë se janë demokratike. Lideri suprem i Revolucionit islamik duke thënë se populli iranian me praninë e tij në ditën e zgjedhjeve ka kryer detyrën e tij, ka shtuar: Tani është radha e të zgjedhurve t'a kryejnë detyrën e tyre. Lideri suprem i Revolucionit islamik detyrën e Kuvendit të ekspertëve e ka quajtur "Qëndrim, mendim dhe veprim revolucionar". Lideri suprem i Revolucionit islamik po ashtu duke folur mbi detyrën e zyrtarëve qeveritarë, ka thënë: " Në kushtet aktuale, ekzistojnë detyrat dhe prioritetet kryesore të cilat duhet të jenë përgjegjësi për autoritetet, e ato janë: Ekonomia e rezistencës, vazhdimi i zhvillimit shkencor dhe kulturor i vendit, populli dhe të rinjtë". Lideri suprem i Revolucionit islamik ka thënë se RII është e gatshme për bashkëveprim me të gjithë botën, përveç Amerikës dhe regjimit sionist. Ai luftërat aktuale që kanë kapluar rajonin i ka përshkruar si tërësisht politike dhe ka deklaruar se armiqtë e Islamit janë duke bërë përpjekje që të thellojnë ndasitë fetare dhe ka shtuar: "Ne nuk duhet të ndihmojmë këtë qëllim të rrezikshëm të armiqve të Islamit".
Spikeri
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi, falënderoi popullin iranian për pjesëmarrjen masive në zgjedhje dhe deklaroi se populli i vetëdijshëm dhe i vendosur i Iranit me pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet për Parlamentin Islamik dhe për Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit, i tregoi botës demokracinë fetare. Ajetollah Khamenei me anë të një mesazhi, vlerësoi pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve iranianë në dhe ju drejtua funksionarëve shtetërorë duke thënë se falënderimi ndaj pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve në zgjedhje duhet të bëhet me ofrimin e shërbimeve të sinqerta dhe me zhvillimin e gjithanshëm të vendit duke u mbështetur në potencialet vendore. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu u kujtoi funksionarëve shtetërorë që janë zgjedhur për deputetë në Parlamentin Islamik dhe në Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit se jetesa modeste, pastërtia në kryerjen e funksioneve, vendosja prioritet e interesave kombëtare, rezistenca trimërore përballë politikave ndërhyrëse të faktorëve të huaj, reagimi revolucionar kundër planeve komplotiste, të përbëjnë programin e tyre të punës gjatë këtij mandati dhe në asnjë mënyrë të mos anashkalojnë këto parime. Ajetollah Khamenei zhvillimin e vendit e konsideroi qëllim themelor dhe theksoi se është i papranueshëm një zhvillim pa pavarësi dhe dinjitet kombëtar. Zgjedhjet për Parlamentin Islamik dhe për Këshillin e Ekspertëve të Lidershipit në Iran që u zhvilluan më 26 shkurt përbëjnë një eksperiencë tjetër e madhe për popullin e Iranit për të ndërtuar një shoqëri demokratike dhe një sistem politik në bazë të racionalizmit islam. Padyshim, zgjedhjet e fundit në Republikën Islamike të Iranit janë model për vendet e tjera dhe fitore e madhe për procesin demokratik në Iran.