Rodriguez largohet nga Wolfsburg drejt këtij gjiganti
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i7030-rodriguez_largohet_nga_wolfsburg_drejt_këtij_gjiganti
Mediat gjermane kanë bërë me dije se trajneri i ardhshëm i Bayernit, Carlo Ancelotti ka kërkuar me ngulm afrimin e mbrojtësit zviceran Ricardo Rodriguez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2016 17:43 Europe/Tirane
  • Rodriguez largohet nga Wolfsburg drejt këtij gjiganti

Mediat gjermane kanë bërë me dije se trajneri i ardhshëm i Bayernit, Carlo Ancelotti ka kërkuar me ngulm afrimin e mbrojtësit zviceran Ricardo Rodriguez.

“Spox” ka bërë me dije se shefi i klubit i Bayernit ka takuar përfaqësuesin e lojtarit ku i ka propozuar që t’i bashkohet kampionëve të Gjermanisë. Ancelotti e ka kërkuar dhe më parë mbrojtësin e Wolfsburgut kur drejtonte PSG-në. Sipas mediave gjermane Rodrigez ka një klauzolë për t’u larguar në fund të sezonit dhe ajo llogaritet tek 30 milionë eurot. Pritet që nga Bayern të largohet David Alaba i cili flitet se ka ofertë nga Manchester City.