Mohimi i hegjemonisë, shkaku i vazhdimit të armiqësisë me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i7174-mohimi_i_hegjemonisë_shkaku_i_vazhdimit_të_armiqësisë_me_iranin
Ajetullah Khamenei theksoi se shkaku kryesor i armiqësisë së arrogancës botërore me Republikën Islamike të Iranit është rezistenca e Revolucionit Islamik përball sistemit hegjemonist, prandaj nëse nuk do të jetë kjo rezistencë, arroganca botërore nuk do të kundërshtojë kurrfarë sistemi me çfarëdo emri që të jetë ai.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2016 04:22 Europe/Tirane
  • Mohimi i hegjemonisë, shkaku i vazhdimit të armiqësisë me Iranin

Ajetullah Khamenei theksoi se shkaku kryesor i armiqësisë së arrogancës botërore me Republikën Islamike të Iranit është rezistenca e Revolucionit Islamik përball sistemit hegjemonist, prandaj nëse nuk do të jetë kjo rezistencë, arroganca botërore nuk do të kundërshtojë kurrfarë sistemi me çfarëdo emri që të jetë ai.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në takim me anëtarët e Forumit të Studentëve të Shkencave fetare dhe me personalitete të Shkollës Fetare të qytetit Kum, vlerësoi lartë rolin e pashembullt të Shkollës Fetare të Kumit në fitoren e Revolucionit Islamik dhe deklaroi se universitetet dhe shkollat fetare kanë ushtruar ndikim të hapur në formimin e Revolucionit Islamik të Iranit. Ajetullah Khamenei shtoi se Shkolla Fetare e Kumit duhet të mbetet ende si një shkollë revolucionare dhe djep i Revolucionit dhe realizimi i këtij qëllimi ka nevojë për mendim, maturi dhe programim. Nganjëherë në mënyrë të hapur kundërshtohet parimi i Revolucionit Islamik dhe nganjëherë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kundërshtohet bazat fetare të Revolucionit Islamik, prandaj duhet treguar vëmendje dhe vigjilencë në këtë drejtim. Revolucioni Islamik i Iranit me udhëheqjen e Imam Khomeinit (ra) arriti fitoren e tij dhe Shkolla Fetare e Kumit ka luajtur rol të madh përkrahë popullit dhe studentëve. Shkolla Fetare e Kumit dhe universitetet kanë qenë dy faktorë të rëndësishëm në formimin e Revolucionit Islamik të Iranit. Në këtë mes, roli i Shkollës Fetare të Kumit ka qenë shumë më i madh. Lëvizja fetare e drejtuar nga Shkolla Fetare e Kumit përfshinte autoritetin fetarë dhe studentët e shkencave fetare dhe ka luajtur një rol me ndikim të madh në formimin e Revolucionit Islamik të Iranit. Imam Khomeini (ra) si pjesë e autoritetit fetar të Shkollës Fetare të Kumit, gjatë periudhës së luftës të popullit kundër regjimit mbretëror, me anë të deklaratave dhe fjalimeve të tij, drejtonte luftën dhe zhvillimet e Revolucionit Islamik. Publikimi dhe shpërndarja e mesazheve të Imam Khomeinit (ra) për popullin revolucionar në të gjitha provincat e Iranit, ishte detyra kryesore e klerit fetarë dhe e studentëve të shkollave fetare të cilët gjithashtu kanë luajtur rol të madh në shpërndarjen sa më të madhe të udhëzimeve të Imam Khomeinit (ra). Qëllimi i Revolucionit Islamik nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (ra) ka qenë lufta kundër hegjemonisë dhe kundër ndikimit të fuqive arrogante botërore. Motoja kryesore e Revolucionit Islamik të Iranit ishte “Jo lindor-jo perëndimor” dhe Revolucioni Islamik kurrë nuk është vendosur në rrugën e politikës së dy superfuqive të lindjes dhe perëndimit, prandaj për këtë arsye ka filluar armiqësia e sistemit hegjemonist të botës me popullin e Iranit dhe kjo armiqësi po vazhdon ende edhe pas 37 viteve. Mohimi i hegjemonisë së huaj është karakteristikë që e dallon Revolucionin Islamik të Iranit nga revolucionet e tjera. Vetëbesimi dhe dinjiteti mund të jetësohet vetëm nën dritën e mohimit të sistemit hegjemonist dhe Revolucionit i popullit të Iranit është shembull konkret në këtë drejtim. Revolucioni Islamik i Iranit për këtë arsye ka përkrahës të shumtë në shoqëritë e vendeve të ndryshme të botës dhe u shndërrua në një model për të jetuar në mënyrë të pavarur. Ajetullah Khamenei në fund theksoi në vigjilencën e popullit iranian përballë komploteve të armiqve dhe në mbetjen revolucionare të institucioneve me ndikim në fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit.