Shtohen lëvizjet ushtarake dhe të sigurisë së Izraelit kundër Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i7540-shtohen_lëvizjet_ushtarake_dhe_të_sigurisë_së_izraelit_kundër_libanit
Pas zbulimit të veprimeve të reja të spiunazhit të regjimit sionist kundër Libanit, një deputet i Parlamentit të Libanit, depërtimin e sionistëve në linjat e telekomunikacionit të Libanit e quajti agresion kundër sigurisë dhe sovranitetit kombëtar të këtij vendi dhe kërkoi të merren masa përkatëse kundër këtyre veprimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2016 04:23 Europe/Tirane
  • Shtohen lëvizjet ushtarake dhe të sigurisë së Izraelit kundër Libanit

Pas zbulimit të veprimeve të reja të spiunazhit të regjimit sionist kundër Libanit, një deputet i Parlamentit të Libanit, depërtimin e sionistëve në linjat e telekomunikacionit të Libanit e quajti agresion kundër sigurisë dhe sovranitetit kombëtar të këtij vendi dhe kërkoi të merren masa përkatëse kundër këtyre veprimeve.

Hasan Fadlullah, kryetari i komisionit për telekomunikacion në Parlamentin e Libanit, të enjten në lidhje me zbulimin e sistemeve të reja të spiunazhit të ushtrisë së regjimit sionist në linjat e telekomunikacionit në zonat kufitare në jug të Libanit, deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të parandalojë agresionin e regjimit sionist në telekomunikacionin e Libanit. Hasan Fadlullah shtoi se regjimi sionist me instalimin e sistemeve të reja të përgjimit dhe spiunazhit përgjatë vijës kufitare me Libanin, po përgjon të gjitha lëvizjet ushtarake dhe civile të Libanit dhe ky veprim është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Ndërkohë muajin e kaluar radio e regjimit sionist duke cituar burimet ushtarake dhe të sigurisë së këtij regjimi, njoftoi se me instalimin e sistemit të sofistikuar të përgjimit brenda në territorin e Libanit, forcat inteligjente të Izraelit më lehtë do të kenë qasje në informacione në lidhje me lëvizjet ushtarake dhe civile në zonat kufitare të Libanit. Zbulimi i sistemeve të spiunazhit të regjimit sionist në jug të Libanit gjatë një viti të kaluar është bërë njëkohësisht me shkeljen e vazhdueshme të hapësirës ajrore, detare dhe tokësore të Libanit nga regjimi sionist. Në këtë mënyrë regjimi sionist në mënyrë të hapur ka shkelur edhe rezolutën 1701 të KS të OKB. Kjo rezolutë e KS të OKB i dha fund luftës 33 ditore të vitit 2006 të regjimit sionist kundër Libanit dhe e ndaloi këtë regjim nga kryerja e çfarëdo lloji të agresionit kundër Libanit. Sipas raportit vjetor të sistemit gjyqësor të Libanit, mësohet se në 6 vitet e kaluara janë arrestuar mbi 100 persona të dyshuar për bashkëpunim inteligjent me regjimin e sionist në Liban. Në këtë kuadër, Hezbullahu i Libanit dhe lëvizja politike Al-Mostakbel në takimin e ditës së martë në Bejrut, theksuan në mbështetjen e forcave ushtarake dhe të sigurisë së Libanit në përballje me komplotet e armikut sionist. Aventura e re e regjimit sionist në kufijtë jugorë të Libanit po zhvillohet në kohën kur Libani aktualisht është në një situatë shumë të ndjeshme dhe kritike për shkak veprimeve të grupeve terroriste, vazhdimit të krizës në lidhje me zgjedhjen e presidentit dhe për shkak të protestave qytetare që po organizohet kohë pas kohe kundër politikave të qeverisë së këtij vendi.