Takimet e ngjeshura të ministrit të jashtëm të Iranit në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i7636-takimet_e_ngjeshura_të_ministrit_të_jashtëm_të_iranit_në_turqi
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës njëditore në Turqi u takua me presidentin, kryeministrin dhe me ministrin e punëve të jashtme të këtij vendi dhe gjatë këtyre takimeve z. Zarif ka diskutuar me funksionarët e lartë të Turqisë në lidhje me rrugët e forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe në lidhje me luftën kundër dhunës dhe ekstremizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2016 04:27 Europe/Tirane
  • Takimet e ngjeshura të ministrit të jashtëm të Iranit në Turqi

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë vizitës njëditore në Turqi u takua me presidentin, kryeministrin dhe me ministrin e punëve të jashtme të këtij vendi dhe gjatë këtyre takimeve z. Zarif ka diskutuar me funksionarët e lartë të Turqisë në lidhje me rrugët e forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe në lidhje me luftën kundër dhunës dhe ekstremizmit.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në takim ministrin e jashtëm të Iranit deklaroi se zgjerimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe Turqisë është në interes të marrëdhënieve Ankara-Teheran dhe në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon. Erdogan përsëri e ftoi presidentin e RII të vizitojë Turqinë dhe theksoi se sasia e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve duhet të arrijë në 30 miliardë dollarë në vit. Ai gjithashtu grupin terrorist ISIS e cilësoi armik të përbashkët të të dyja vendeve të rajonit dhe theksoi se dialogu me Iranin për zgjidhjen e krizave në rajon ka rëndësi të madhe për Turqinë. Nga ana e tij, z. Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i RII, duke theksuar se Irani dhe Turqia janë miq në rrethana të vështira, kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Ankara në kushtet e reja rajonale e ndërkombëtare. Zarif e cilësoi Turqinë si një vend mik dhe fqinj dhe shumë të rëndësishëm për Iranin dhe shtoi se funksionarët e lartë të RII i kushtojnë rëndësi të veçantë bashkëpunimit me Turqinë. Ndër të tjera ministri i jashtëm iranian tha se bashkëpunimi Teheran-Ankara për zgjidhjen e krizave në rajon është një shembull i suksesshëm për afrimin e medhëhebeve të ndryshme islame. Ahmed Davudoglu, kryeministri i Turqisë, të shtunën në takim me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoiu se vendi i tij duhet të ketë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Iranin në periudhën pas heqjes së sanksioneve. Davudoglu shtoi se ekonomia e Turqisë dhe e Iranit janë plotësuese të njëra-tjetrës dhe për këtë arsye duhet të forcohen më shumë bashkëpunimet mes dy vendeve në fusha të ndryshme, sidomos në fushën e energjisë dhe të transportit. Nga ana e tij z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në këtë takim theksoi në zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve në të gjitha fushat në nivel bilateral dhe rajonal. Ai deklaroi se vazhdimi i bashkëpunimit të Iranit dhe Turqisë dërgon një mesazh pozitiv për botën islame dhe për të gjithë myslimanët shiitë dhe sunitë. Muhamed Xhavad Zarif gjatë vizitës së tij në Turqi, u takua dhe bisedoi edhe me ministrin e jashtem turk Mevlut Çavushoglu. Ministri i jashtëm i Turqisë ka përshëndetur ardhjen e ministrit të jashtëm të RII z. Muhamed Xhavad Zarif në Turqi dhe duke folur mbi vizitën e suksesshme të kryeministrit turk në Teheran, theksoi se kjo vizitë ka rezultuar me zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve ku niveli vjetor u shkëmbimeve tregtare duhet të arrijë në 30 miliardë $. Ai shpresoi se takimi i komisionit të përbashkët mes dy vendeve do të jetë i suksesshëm. Nga ana e tij ministri i jashtëm iranian në takim me homologun e tij turk, deklaroi se forcimi i bashkëpunimeve rreth çështjeve të konsullatave dhe të sistemit gjyqësor, si dhe në fushën bankare, si dhe në fushën e energjisë do të jetë në interes të të dy vendeve. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe të Turqisë në një konferencë të përbashkët për shtyp, kanë deklaruar qëndrimet e të dy vendeve në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale.