Irani dhe Amerika mund të krijojnë një linjë direkte ajrore
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i773-irani_dhe_amerika_mund_të_krijojnë_një_linjë_direkte_ajrore
Po shtohet mundësia që Irani dhe Amerika të krijojnë një linjë direkte të fluturimeve ajrore mes tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 24, 2016 18:45 Europe/Tirane
  • Irani dhe Amerika mund të krijojnë një linjë direkte ajrore

Po shtohet mundësia që Irani dhe Amerika të krijojnë një linjë direkte të fluturimeve ajrore mes tyre.

Ministri iranian i Transportit Abas Akhundi tha se krijimi i një linje direkte ajrore mes RII dhe SHBA kërkon autorizimin nga Organizata e Aviacionit Civil të Iranit (CAO). Ndërkohë, Ali Muhamed Nurian, zv/ministër i Transportit i RII tha se janë bërë përgatitjet e nevojshme dhe nëse bisedimet ecin në drejtim pozitiv, brenda dy muajve mund të fillojnë fluturimet ajrore direkte mes Iranit dhe SHBA. Ai shtoi se të paktën tre kompani ajrore iraniane kanë mjetet e nevojshme për kryerjen e fluturimeve të gjata. Gjithashtu Irani po bën përpjekje për modernizimin e flotës së tij ajrore. Zyrtarët iranianë kanë bërë të ditur se Teherani planifikon të blejë 114 aeroplanë nga prodhuesi evropian Airbus deri në muajin mars. Ministri i Transportit, Abas Akhundi, u ka thënë gazetarëve se Teherani do të diskutojë detajet me Airbusin javën e ardhshme dhe se është po ashtu i interesuar të negociojë me prodhuesin amerikan të aeroplanëve, Boeing.