Hija e rëndë e mosmarrëveshjeve në bisedimet e Gjenevës për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i7834-hija_e_rëndë_e_mosmarrëveshjeve_në_bisedimet_e_gjenevës_për_sirinë
Në një kohë që ka kaluar një javë nga afati dhjetëditor i caktuar për bisedimet e Gjenevës për Sirinë, deri tani jo vetëm që nga këto bisedime nuk ka pasur asnjë rezultat, por janë bërë edhe më të qarta mosmarrëveshjet e thella mes palëve negociuese.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 21, 2016 15:32 Europe/Tirane
  • Hija e rëndë e mosmarrëveshjeve në bisedimet e Gjenevës për Sirinë

Në një kohë që ka kaluar një javë nga afati dhjetëditor i caktuar për bisedimet e Gjenevës për Sirinë, deri tani jo vetëm që nga këto bisedime nuk ka pasur asnjë rezultat, por janë bërë edhe më të qarta mosmarrëveshjet e thella mes palëve negociuese.

Raundi i ri i bisedimeve për Sirinë filloi që nga 14 marsi në Gjenevë, dhe u ra dakord që bisedimet të zgjasin deri më 24 mars. Megjithatë vetëm 5 ditë nga fillimi i bisedimeve, negociatat në Gjenevë u ndërprenë. Është rënë dakord që pas dy ditë ndërprerje bisedimet të rifillojnë mes delegacioneve të qeverisë siriane dhe të opozitarëve sirianë. Çështja më e rëndësishme që është bërë e qartë në këto bisedime është hija e rëndë e mosmarrëveshjeve mes dy palëve. Tema kryesore mbi të cilën ekzistojnë mosmarrëveshje të thella është vendimi i qeverisë siriane për të organizuar zgjedhje parlamentare më 13 prill, pra pas 20 ditësh. Siç theksoi Jahja Kazmani, koordinuesi i delegacionit të opozitarëve sirianë, qeveria siriane dëshiron zgjatjen dy javore të bisedimeve me qëllim që të krijohen kushtet për organizmin e zgjedhjeve parlamentare. Megjithatë, delegacioni i opozitarëve sirianë ka deklaruar se nëse bisedimet e paqes zgjaten për shkak të organizimit të zgjedhjeve parlamentare, nuk do të vazhdojnë bisedimet. Megjithatë, shkaku i shtyrjes së vazhdueshme të bisedimeve të Gjenevës deri para 14 marsit, ka qenë ekzistenca e mosmarrëveshjeve të thella në mesin e opozitarëve sirianë dhe shtyrja e bisedimeve ka qenë kërkesë e tyre, por ky delegacion po përpiqet të akuzojë qeverinë e Sirisë për shtyrjen e bisedimeve. Shumë analistë janë të mendimit se nëse palët që bisedojnë në Gjenevë do të përqendrohen në krijimin e kushteve dhe në mënyrën e zgjedhje parlamentare, bisedimet mund të jenë konstruktive dhe mund të përbëjnë një hap të rëndësishëm për dhënien fund të krizës në Siri. Duket se bisedimet aktuale në Gjenevë ashtu si takimet Gjeneva 1 dhe 2 dhe takimet Moskë 1 dhe 2, nuk do të japin rezultat pozitiv për zgjidhjen e krizës në Siri. Megjithëse delegacioni i opozitarëve sirianë kundërshton ndërprerjen dy javore të bisedimeve, e vërteta është se takimet e zhvilluara deri tani për krizën në Siri qofshin ndërkombëtare apo siriane-siriane, nuk kanë mundur të afrojnë pikëpamjet e qeverisë së Sirisë dhe të opozitarëve të saj. Bisedimet aktuale në Gjenevë dëshmojnë për një hendek të thellë mes palëve dhe mosmarrëveshjet mbi ndalesën e shkurtër të bisedimeve janë vetëm pjesa sipërfaqësore e këtyre mosmarrëveshjeve. Shqyrtimi i krizës siriane nga aspekti i menaxhimit të krizës, dëshmon faktin se mosmarrëveshjet mes palëve janë të thella si nga aspekti i ndërhyrjeve të fuqive të huaja, si nga aspekti i ndërhyrjes së fuqive rajonale dhe si nga aspekti i strukturës së ardhshme të pushtetit në këtë vend, prandaj shumë analistë janë të mendimit se vetëm me anë të vullnetit politik dhe të dialogut sirian-sirian, nuk mund ti jepet fund kësaj krize madje as nuk mund të reduktohen përmasat e krizës në Siri.