Dielli do ta zhdukë njerëzimin
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i8182-dielli_do_ta_zhdukë_njerëzimin
Toka shpesh goditet nga shpërthimet diellore, por ato kanë një ndikim të vogël në planetin tonë, ndryshe nga planetët e tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 24, 2016 16:06 Europe/Tirane
  • Dielli do ta zhdukë njerëzimin

Toka shpesh goditet nga shpërthimet diellore, por ato kanë një ndikim të vogël në planetin tonë, ndryshe nga planetët e tjerë.

Por, nëse këto shpërthime energjike do të bëheshin mjaftueshëm të fuqishme, ato do të mund ta shkretonin planetin, të prishnin elektricitetin dhe madje të shkatërronin atmosferën. Kjo është ajo çfarë kanë paralajmëruar një grup astronomësh kohët e fundit, pasi zbuluan se dielli ynë është në gjendje që të prodhojë “super-shpërthime”. Edhe pse hulumtuesit thanë se shanset për të ndodhur një gjë e tillë tani janë të ulëta, ata shtuan se “asgjë nuk është e pamundur”, dhe e përshkruan këtë zbulim si “frikësues”. Shpërthimet diellore ndodhin kur fusha të mëdha magnetike në sipërfaqen e diellit pësojnë kollaps. Kur kjo ndodh, sasi të mëdha të energjisë magnetike lëshohen nga dielli – të cilat do të mund të shkaktonin pasoja të mëdha në Tokë.