Kometa e gjelbër i afrohet Tokës
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i8407-kometa_e_gjelbër_i_afrohet_tokës
Një kometë e shndritshme me ngjyrë të gjelbër pritet që të shfaqet në qiellin e tokës në hemisferën veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 26, 2016 15:47 Europe/Tirane
  • Kometa e gjelbër i afrohet Tokës

Një kometë e shndritshme me ngjyrë të gjelbër pritet që të shfaqet në qiellin e tokës në hemisferën veriore.

Guri i akullt nga hapësira, i quajtur “Kometa Lineare”, do të shfaqet javën e ardhshme dhe do të jetë rreth 100 herë më e shndritshme sesa që prisnin astronomët më parë. Banorët e hemisferës jugore kanë mundur ta shohin këtë kometë më herët këtë javë, pasi ajo kaloi rreth 3.3 milionë milje larg Tokës. Aktualisht, kometa është duke lëvizur shpejtë nga hemisfera veriore. Por, për shkak të qiellit me re, banorët e hemisferës veriore ndoshta nuk do të mund ta shohin këtë kometë.