Messi thotë se nuk e krahason veten me Ronaldon
Mars 27, 2016 17:01 Europe/Tirane
Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka thënë se asnjëherë nuk e krahason veten me Ronaldon pasi i intereson vetëm vetvetja dhe klubi i tij.
Argjentinasi shumë shpesh është krahasuar me Ronaldon, të cilin në vitet e fundit e ka pasur rivalin kryesor për më të mirin e botës. “Mediat gjithmonë shikojnë për krahasime dhe gjëra të tilla. E vetmja gjë që më intereson është që ta ndihmoj ekipin dhe të përmirësohem çdo sezon. Asnjëherë nuk e krahasoj veten me Ronaldon, apo ndonjë tjetër. Mendoj vetëm për veten dhe bashkëlojtarët në mënyrë që të fitojmë ndeshjet”, ka thënë Messi për MBC.