Zbulohet “receta e pavdekësisë” që la Njutoni
Një dorëshkrim i vjetër, që mendohet të jetë shkruar rreth 400 vjet më parë, është zbuluar kohët e fundit.
Dokumenti i shekullit të 17-të u shkrua nga Isak Njuton, dhe është kopje e një teksti tjetër të një alkimisti. Në tekst, alkimisti përshkruan procesin e bërjes së “merkurit filozofik”, thuhet sipas Chemistry World. Merkuri filozofik mendohej të ishte një substancë kyçe për krijimin e gurit filozofik, thonë hulumtuesit. “Merkuri filozofik mendohej të ishte një substancë e cila do të mund të përdorej për të thyer metalet në pjesët e tyre përbërëse”, tha James Voelkel për Chemistry World. “Ideja është që nëse arrihet të thyhen metalet, atëherë mund të krijohen metale të reja prej tyre”, shtoi ai. Përkthyer nga latinishtja, titulli i dorëshkrimit thotë “Përgatitja e Merkurit”. Përderisa hulumtuesit nuk janë të sigurt nëse Njutoni tentoi ndonjëherë që ta bënte këtë substancë, Voelkel thotë se ai ka mundur ta përdorë tekstin si referencë. Guri i Filozofit është një mit i njohur, i paraqitur edhe në filmat e Harry Potter. Përbërësit e kësaj recete mendohej se mund t’i bënin njerëzit të pavdekshëm.