Refuzimi i kërkesës për ndryshimin e fesë zyrtare në Bangladesh
Gjykata e Lartë e Bangladeshit ka refuzuar kërkesën e laikëve për heqjen e Islamit nga pozita e fesë zyrtare të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se tre gjykatësit e Gjykatës së Lartë të Bangladeshit të hënën pas shqyrtimit disa minutash, e kanë refuzuar këtë kërkesë të laikëve. Refuzimi i kësaj kërkese nga Gjykata e Lartë e Bangladeshit është deklaruar pasi myslimanët organizuan protesta të gjerë në këtë vend. Subrata Xhudari, avokati përgjegjës i laikëve në këtë çështjeje, deklaroi se ky vendim i Gjykatës së Lartë të Bangladeshit është marrë nën presion. Ai tha se Gjykata në këtë çështjeje nuk ka lejuar ata që ta mbrojnë çështjen e paraqitur në këtë gjykatë. Vlen të theksohet se Bangladeshi që nga koha kur është ndarë nga Pakistani në mënyrë zyrtare ka qenë një shtet laik, mirëpo në vitin 1988, në kohën e sunduesit Husein Muhamed Irshad, Islami u shpall fe zyrtare e këtij vendi. Në bazë të Kushtetutës së Bangladeshit e cila është miratuar në vitin 1971, të gjitha fetë në këtë vend gëzojnë një pozitë të barabartë. Përkrahësit e laikëve pretendojnë se shpallja e Islamit si fe zyrtare në Bangladesh është në kundërshtim me Kushtetutën laike të këtij vendi dhe konsiderohet diskriminim ndaj jomyslimanëve. Partia "Shoqëria Islame" e Bangladeshit në reagim ndaj këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, ka tërhequr kërkesën e saj për organizimin e protestave gjithëpërfshirëse dhe ka deklaruar se ky vendim është fitore e 160 milionë qytetarëve të këtij vendi. Para kësaj partia "Shoqëria Islame" si partia më e madhe islame në Bangladesh, me anë të një deklarate kishte kërkuar organizimin e protestave gjithëpërfshirëse në këtë vend për të protestuar kundër kërkesës së laikëve për ndryshimin e fesë zyrtare të këtij vendi. Në këtë deklaratë thuhej se plani për heqjen e Islamit nga pozita e fesë zyrtare të Bangladeshit është një komplote i vjetër kundër Islamit. Në vazhdim të kësaj deklarate është theksuar se mbi 90% e popullatës së Bangladeshit është myslimane dhe qytetarët kurrë nuk do të pajtohen me përpjekjet e qeverisë për heqjen e Islamit nga pozita e fesë zyrtare të Bangladeshit vetëm për t'i kënaqur disa persona anti-fetarë. Ndërkohë të premten e kaluar mijëra qytetarë myslimanë të Bangladeshit janë mbledhur në një tubim protestues dhe kanë dënuar kërkesën e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Bangladeshit për heqjen e Islamit nga pozita e fesë zyrtare të këtij vendi. Kundërshtarët e kësaj kërkese janë mbledhur pas namazit të së premtes përpara xhamisë kryesore në Daka dhe kanë protestuar kundër kësaj kërkese. Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë theksuar se në asnjë mënyrë nuk do ta pranojnë heqjen e Islamit nga pozita e fesë zyrtare të këtij vendi. Kjo protestë ishte organizuar me iniciativën e disa grupeve islame të Bangladeshit si "Xhanata Tohidi" dhe "Mbrojtja e Islamit". Vlen të theksohet se mbi 90% të popullatës së Bangladeshit e përbëjnë myslimanët, ndërsa hindasit dhe budistët janë minoritetet më të rëndësishme festarë të këtij vendi.