Shqipëria kalon lehtë Luksemburgun
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i8788-shqipëria_kalon_lehtë_luksemburgun
Shqipëria ka arritur të shënojë fitore kundër Luksemburgut me rezultat 2-0.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2016 18:10 Europe/Tirane
  • Shqipëria kalon lehtë Luksemburgun

Shqipëria ka arritur të shënojë fitore kundër Luksemburgut me rezultat 2-0.

Kombëtarja kuqezi që udhëhiqet nga Gianni de Biasi, ishte futur me skuadrën e dytë në lojë për tu dhënë minuta të gjithë lojtarëve. Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse kuqezinjtë kishin disa raste të mira. Vlen të ceket se në pjesën e parë Luksemburgu mbeti me 10 futbollistë pasi që portieri Jonathan Joubert u ndëshkua me të kuq duke i mohuar një gol të sigurt Sokol Cikalleshit. Në pjesën e dytë kuqezinjtë bën disa ndryshime për të vendosur një skuadër totalisht sulmuese. Ishte Armando Sadiku i cili me tu futur në lojë shënoi më kokë për 1-0. Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Sokol Cikalleshin që shënoi në minutën e 75-të. Në këtë takim debutoi edhe talenti vushtrrias Milot Rashica, ku dhuroi emocione me disa lëvizje të bukura.