Vizita e ministrit të mbrojtjes të Anglisë në Arabinë Saudite
Maikëll Falon, ministri i mbrojtjes së Anglisë, ka zhvilluar një vizitë në Rijad dhe është takuar me funksionarët e lartë politikë dhe ushtarakë të Arabisë Saudite si me Selman bin Abdulaziz, zv/trashëgimtar i fronti mbretëror të Arabisë Saudite dhe me Mukrin bin Abdulaziz, shefi i gardës kombëtare të këtij vendi.
Në këto takime është diskutuar perspektiva e bashkëpunimeve politike dhe ushtarake të Anglisë dhe Arabisë Saudite. Në vizitat e funksionarëve ushtarakë evropianë dhe amerikanë në Arabinë Saudite dhe anasjelltas, kryesisht temë kryesore e bisedimeve është shitblerja e armatimit evropian dhe amerikan. Arabia Saudite është blerësi më i madh i armëve amerikane dhe evropiane në botë. Në këtë mes Anglia gjithashtu është një prej shitësve të mëdhenj të armëve në Arabinë Saudite. Anglia në dy vitet e kaluara i ka shitur Arabisë Saudite 72 avionë luftarakë të llojit Eurofighter Typhoon. Disa prej këtyre avionëve luftarakë i janë dorëzuar Arabisë Saudite në kohën kur e gjithë bota është dëshmitare e vrasjes së grave dhe fëmijëve jemenas nga Arabia Saudite duke përdorur këta avionëve luftarakë anglezë dhe amerikanë. Arabia Saudite gjatë një viti të kaluar gjatë agresionit ushtarak kundër vendit të varfër arab Jemenit, ka bombarduar kryesisht vendbanimet civile dhe objektet e infrastrukturës së këtij vendi të cilat i ka shkatërruar tërësisht. Gjatë kësaj periudhe mbi 7500 civilë jemenas janë vrarë që 1000 prej tyre ishin gra dhe 1500 prej tyre ishin fëmijë. Vet Arabia Saudite nuk respekton asnjë prej standardeve dhe të drejtave qytetare dhe demokratike, mirëpo me pretekst të kthimit përsëri në pushtet të presidentit në dorëheqje të Jemenit, ka filluar agresionin e gjerë ushtarak kundër këtij vendi duke përdorur armët evropiane dhe amerikane. Regjimi Al Saud nuk respekton asnjë prej të drejtave të njeriut të qytetarëve të Arabisë Saudite, prandaj nuk mund të pritet që ky regjim të respektojë të drejtat e njeriut të qytetarëve të ndonjë vendi tjetër. Këtu është për tu çuditur mënyra e reagimit të vendeve evropiane dhe amerikane që pretendojnë se janë mbrojtëse të të drejtave të njeriut ndaj Arabisë Saudite! Këto vende i kanë mbyllur sytë përballë krimeve të Arabisë Saudite dhe nuk kanë pezulluar as shitjen e armëve në Arabinë Saudite. Në këtë mes disa organizata qytetare në Evropë kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar këtë politikë të qeverive të vendeve evropiane, sidomos të qeverisë së Anglisë ndaj regjimit Al Saud. Organizata joqeveritare “Kampingu Kundër Tregtisë së Armëve” (CAAT) ka dënuar politikën e qeverisë së Anglisë për armatosjen e regjimit shtypës të Arabisë Saudite dhe ka kërkuar nga Londra që të mos bashkëpunojë me regjimin Al Saud në shtypjen dhe vrasjen e popullit të pambrojtur të Jemenit. Kjo organizatë jo qeveritare ka deklaruar se Rijadi jo vetëm që në mënyrë të pamëshirshëm po shtyp qytetarët e Arabisë Saudite, por po shfrytëzon armatimin e Anglisë edhe për shtypjen e protestave qytetare në Bahrejn, ndërsa tani avionët luftarakë të prodhuara nga Anglia po luajnë rol të rëndësishëm në agresionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe në bombardimin e popullatës civile të këtij vendi.